Napoli, në koma shqiptarja e
mbyllur në qese, kapet i dyshuari

Napoli, në koma shqiptarja e<br />mbyllur në qese, kapet i dyshuari
NAPOLI- Një 25-vjeçare nga Berati, nënë e një fëmije të mitur, e cila jetonte në Itali, është gjendur e rrahur në mënyrë barbare dhe e futur në një qesë plehrash brenda shtëpisë së saj në qendrën historike të Napolit. Pasi është zbuluar nga fqinjët, Xhulia Toska është dërguar menjëherë në spitalin “Loreto Mare” në gjendje të rëndë shëndetësore. Zbulimi i trupit të 25-vjeçares është bërë nga një grua, e cila banonte në të njëjtën godinë në rrugë, “Tribunali 175”, e cila me ndihmën e të shoqit ka arritur të grisë qesen e plehrave.
 
Policia e Napolit ka arrestuar sot një person, të cilit aktualisht i bëhet i ditur vetëm mbiemri, D'Esposito, i cili është i dyshuar për masakrën e mbrëmshme dhe rezulton të jetë i dashuri i vajzës tjetër shqiptare me të cilën ndante shtëpinë, Toska. Ai e kishte futur në një qese plehrash, vajzën e masakruar, duke menduar se ajo kishte vdekur, për ta hedhur në një kohë më të përshtatshme,
 
D’Espozito u arrestua nga policia në shtëpinë e gjyshit të tij, ku fshihej për t’i shpëtuar policisë. Në momentin e arrestimit, ai ishte i armatosur, ndërsa ndodhej në shoqërinë e bashkëshortes dhe të birit.
 
Ndërsa sipas policisë italiane, 25-vjeçarja nga Berati, jetonte bashkë me një shtetase tjetër shqiptare. Vajza po lufton me vdekjen në spitalin e Napolit, pasi ka pësuar dëmtime serioze të organeve të ndryshme të trupit, si pasojë e goditjeve nga agresori.
 
Sipas mjekëve "gjendja e saj është shumë kritike, pasi vajza ndodhet në koma. 25-vjeçarja ka dëmtime të renda të shpretkës, barkut dhe mushkërive, ndërsa fytyra është shpërfytyruar”. Hipoteza e sulmit, sipas hetuesve, mund të jetë për arsye xhelozie ose prostitucioni.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa