Napoli nuk e harron Edi Rejan, portreti i tij vendoset në metronë e re

Napoli nuk e harron Edi Rejan, portreti i tij vendoset në metronë e re

Piktura e Edi Rejas në metron e Napolit

ITALI- Ditën e shtunë është inauguruar metroja e Napolit, një vepër e rëndësishme infrastrukturore për qytetin e njohur jugor italian e që ka marrë vëmendje nga media italiane.

E veçanta është se në brendësi të metrosë, në faqet e mureve janë vendosur foto apo piktura të personazheve të famshme që kanë lënë gjurmë në historinë e këtij qyteti. Ndër to spikat edhe një pikturë e një personazhi shumë të njohur për shqiptarët.

Është pikërisht Edoardo Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, i cili ka lënë gjurmë te skuadra e famshme napolitane. Piktura e portretit të Rejas është vendosur pikërisht në stacionin e metrosë që të çon në stadiumin që tashmë do të mbajë emrin e legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor 2020.

Reja është mjaft i dashur për Napolin për faktin se e mori skuadrën në vitin 2005 kur militonte në Serie C dhe arriti ta ngjisë në Serie A e më pas në nivelet më të larta të futbollit italian gjatë katër viteve që ai punoi me këtë klub. Sigurisht, napolitanët nuk e kanë harruar dhe për këtë arsye portreti i teknikut të njohur është vendosur mes personazheve më të njohur të qytetit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik