Kapiteni i Kombëtares, Ardian Ismajli është në 'vitrinën' e Serie A dhe Juventus e Napoli janë në garë për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit 28-vjeçar.
Është "Il Mattino" në Itali që bën me dije se klubi napoletan ia ka dalë të bindë Ismajlin dhe duket se palët kanë një marrëveshje. Gjithçka lidhet me 1 korrikun e 2025, kur mbrojtësit shqiptar i përfundon kontrata me Empolin dhe do mund të largohej falas.
Po sipas medieve në Itali, nëse Juventus futet në garë dhe është i gatshëm për të paguar, edhe Napoli nuk do kursehej duke bërë një ofertë për Ismajlin që në dritaren e transferimeve në janar.
Prej vitit 2020 Ismajli luan në Serie A, fillimisht një sezon me Spezian dhe më pas me Empolin.