Napoli përgatit revulucionin. Hysaj në ‘pole-position’ për t’u larguar, edhe Insigne me valixhe në duar

Napoli përgatit revulucionin. Hysaj në ‘pole-position’ për t’u larguar, edhe Insigne me valixhe në duar

Lorenzo Insigne dhe Elseid Hysaj

“Do përpiqemi të bëjmë më mirë sezonin e ardhshëm.” Kjo frazë e Anchelotti-t tregon më së miri atë që po gatuhet në shtëpinë e Napolit. Eliminimi nga “Europa League”, dështimi në kampionat dhe Kupë, ka bërë që drejtuesit të mendojnë për një revulucion të vërtetë vitin e ardhshëm.

Te ky revulucion nuk ka shpëtuar as Elseid Hysaj, që së bashku me Mario Rui-n, janë dy futbollistët të cilët janë në ‘pole-position’ për t’u larguar nga Napoli. Ndërkohë emri më i bujshëm që pritet të përshëndetet më të kaltërit është kapiteni Lorenzo Insigne.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me Napolin por sipas ‘mediasset’ dashuria mes palëve ka mbaruar edhe pse shtatëshkurtri fiton 4.6 mln euro në sezon. Agjenti i tij, një emër shumë intrigues në botën e futbollit, Mino Raiola, po studion të gjitha mundësitë, por Napoli nuk do të heqë dorë pa 80-100 mln euro.

Sipas gazetës italiane në dritare për të përfituar është Milani, por “djalli” ende nuk ka një shifër të gatshme. Gjithashtu nga të përditshme të tjera përtej adriatikut shkruhet se dy emra shumë të rëndësishëm që nuk janë më në planin e drejtuesve janë Dries Mertnes dhe Callejon. Të dy futbollistët kanë mbushur 32-vjeç dhe nuk shihen si të perspektivës në “San Paolo”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen