Napoli rimerr kreun, ngecin
Milan e Roma, marshon City

Napoli rimerr kreun, ngecin<br />Milan e Roma, marshon City<br>
Napoli fiton 1-0 ndaj Udineses në Friuli dhe rikthehet në kryesimin e Serisë A duke zbritur Interin në vend të dytë. Në një të diel ku nuk ka shkëlqyer skuadrës së Sarrit i ka mjaftuar një gol i shënuar nga Jorghino në pjesën e parë.

Mesfushori kishte në dispozicion një penallti të cilën portieri Scuffet e pret por topi shkon sërish në këmbët e Jorghinos që e dërgon në rrjetë në tentativën e dytë. Napoli mund 1-0 Udinesen ngjitet në kuotën e 38 pikëve në krye falë 12 fitoreve dhe 2 barazimeve.

Milani nuk di të fitojë. Kuqezinjtë bënë një paraqitje të mirë ndaj Torinos por dueli në “San Siro” u mbyll pa gola. Në një barazim ngeci edhe Roma që barazoi 1-1 ndaj Genoas.

Në Premier League Manchester City vazhdon marshimin. Djemtë e Guardiolës fitojnë me përmbysje ndaj Huddersfield 2-1 dhe ruajnë diferencën me 8 pikë nga vendi I dytë. Huddersfield e mbylli pjesën e parë në avantazh falë autogolit të argjentinasit Otamendi. Ndërsa City përmbysi gjithçka në pjesën e dytë. Fillimisht barazoi Kun Aguero.

Argjentinasi shndërroi në gol një penallti në fillimin e fraksionit të dytë dhe barazoi shifrat. Goli i fitores u shënua nga Rahem Sterling 6 minuta nga fundi. Anglezi favorizohet nga një karambol dhe e dërgon topin në rrjetë. City mposht 2-1 Huddersfield dhe kryeson Premier League me 37 pikë.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal