Skuadra e drejtuar nga Sarri ngjitet në kuotën e 83 pikëve por sërish mbetet në vend të pare vetëm një pikë larg Romës.
Napoletanët dhurojnë spektakël dhe e zhbllokojnë rezultatin shumë shpejt që në minutën 8-të me mbrojtësi Koulibaly ndërsa më pas dyfishimi I rezultatin vjet me Lorenzo Insigne në minutën e 36-të.
Në pjesën e dytë vjen edhe dygolëshi I belgut Mertens që shënon në minutat 57 dhe 64 ndërsa goli e vetëm për Fiorentinën e shënoi Ilicic.
Ndërsa Roma fitoi me goleadë me shifrat 5-3 ndaj Chievos dhe mbetet e dyta pozicion që të dërgon direkt në Champions sezonin e ardhshëm.
Chievo merr dy herë avantazhin me Castro dhe Inglese ndërsa Roma barazon me El Shaaraëy dhe më pas me Salah.
Më pas në pjesën e dytë El Shaarawy dhe Salah shënojnë sërish duke kompletuar dygolëshat personal dhe në fund shënon edhe Dzeko. Verdhekuqtë fitojnë 5-3 me Chievon dhe mbeten forcë e dytë në Serinë A.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com