Napoli, shqiptarët, trafik
me prostituta 12-17 vjeçe

Napoli, shqiptarët, trafik<br />me prostituta 12-17 vjeçe
ITALI- Zona e Lindjes së Napolit është e populluar me “baby prostituta”, vajza nga 12 deri në 17 vjeçe, që janë sjellë aty nga klanet e fuqishme mafioze. Shqiptarët renditen si prurësit e parë të “mallit”, teksa pasohen nga nigerianët e rusët. Ndërkaq Kamorra (mafia më të pamëshirshme italiane), lëshon me qera ambientet dhe mbledh gjobat. Gazeta “Shqiptarja.com” e ka trajtuar këtë fenomen me një artikull ku përmendeshin shqiptarët tutorë apo prostitutat minorene shqiptare, në dosjet e prokurorisë së Romës, teksa para pak ditësh në Durrës u shkatërrua një rrjet shqiptaro-rumun që rekrutonte vajza të mitura për t’i trafikuar si prostitua në Itali.

Sakaq, Enzo Ciaccio, pak ditë më parë, në mediet italiane, ka bërë një reportazh për këto vajza të harruara, ku thotë se “Ka nga ata që pëshpërisin se punonjësit e bankave dhe zyrave, e kanë bërë zakon që ta kalojnë pushimin e drekës, duke vizituar një nga këto vajza, përgjatë bulevardit, në shtëpi apo në nënkalimet e qendrës së administrimit në Napoli. Dhjetë minuta, në një qoshe të largët dhe më pas kthehen për të punuar, më të qetë dhe më të lumtur”. Gazetari italian thotë se ky turp i vërtetë  konsumohet edhe çdo mbrëmje, disa hapa nga Zyra e Prokurorit Publik dhe e gjykatës, tri hapa nga Këshilli i Qarkut dhe pak metra nga burgu Poggioreale.

Ndërkaq, Ermete Gallio, 72 vjeç, punëtor ndërtimi e krahason këtë gjendje me atmosferën e pasluftës, të viteve '50, ku të uriturat segnorine josheshin me një pako makarona nga ushtarët amerikanë. Tashmë vajzat maskohen si gra. Një prostitutë 13-vjeçare është skllave e Kamorrës, ndërsa disa vajza janë shitur në Napoli nga familjet e klaneve që i bëjnë ato të prostituojnë. Adelaida është 18 vjeçe e gjysmë dhe kur ishte 13 vjeçe, ajo i ishte ofruar me qira nga nëna e babai, një klani dominuese që ka filluar ta menaxhojë çdo natë në rrugë, mijëra takime, për vite të tëra, derisa ajo shpërtheu sepse është e sëmurë, me depresion dhe tentoi 3 herë vetëvrasje. “Ato vijnë tek ne kur janë në moshë madhore dhe nuk tolerojnë abuzimet”- thotë Deborah Divertito që operon në fushën qendrave sociale, e cila shton se “Ka veçanërisht vajza nga vendet e Evropës Lindore  ato që janë viktima të trafikimit”.

Alessandro Gallo, këshilltar për komunat thotë se “Këtu në Qendrën Administrative, në mbrëmje mjedisi bëhet surreal, pasi vajza të reja presin konsumatorët për prostitucion. Fëmijët-prostituta në Napoli vijnë nga familjet më të varfëra nga të gjitha pjesët e botës, sepse atje është më e lehtë për të marrë dokumente të rreme, nga Kamorra, që kontrollon gjithçka dhe zbatimi i ligjit mbetet sporadik. Fëmijët-skllevër, pra prostitutat minorene të Napolit e ushtrojnë “zanatin” edhe në kinematë me drita të kuqe, jo vetëm nëpër rrugë, ndërsa klanet mafioze i detyrojnë të vendosin grim të rëndë e të ekzagjeruar, telefona celularë, stoli pafund , pantallona të gjera të shkurtëra, minifunde, etj, teksa udhëtojnë me BMË, por edhe në bordin e më Panda normale, Renault Clio, etj si dhe ka nga ato që shkojnë me motoçikletë.

Familjet kanë imponuar një lloj uniforme, ku vajzat me blu e ato me portokalli janë të grupeve të ndryshme. Gazetari e quan si mëkat pa dënin, lutje që bëhet blasfemi, betim për kodin e heshtjes dhe kështu të gjithë janë të zhytur në një atmosferë të mbushur me keqdashje, dhunë, erë djegëse, grumbuj mbeturinash dhe papastërti të rrobave e njerëz të ligj. Ata që organizojnë prostitucionin në Napoli, janë të paktën tri banda: shqiptarët, rusët e nigerianët. Kamorra mbizotëron, por mbi të gjitha klani Mallardo, Ricciardi, Misso dhe Vastarella, që kanë lëshuar me qera të gjitha ambientet dhe mbledhin ryshfetet.

Presidenti i minibashkisë Armando Coppola thotë se "Ne po i kërkojmë prej muajsh kryetarit ta bashkisë, Luigi De Magistris, një sistemit të mbikqyrjes me video të rrugëve tona si dhe kërkuam nga policia të veprojë më ashpër”. Në fund, reportazhi mbyllet me një apel të brendashkruar mes rreshtave, ku gazetari italian i’a lë në dorë zbutjen e këtij fenomeni ndërgjegjjes së qytetarëve të shtetit të tij.

Apeli i Saimir Tahirit: Të gjithë kundër trafikimit njerëzor
Vetëm pak ditë më parë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri theksoi faktin se lufta ndaj trafikut njerëzor kërkon ndihmën e të gjitha hallkave të shtetit, pasi është një iniciativë tepër e vështirë. Tahiri i’u referua disa rasteve madhore ku janë përfshirë shqiptarët në këto rrjete të mëdha trafiku njerëzor, ku spikat ai i zhdukjes së 500 fëmijëve në Greqi. Edhe vetë Kryeministri Rama e ka theksuar hartimin e një strategjie për të ulur disi këtë fenomen.

Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)