Milani dhe Napoli janë vënë pas anësorit të Kosovës, Edon Zhegrova. Sulmuesi i Lille ka bërë mirë këtë sezon, duke qenë në qendër të merkatos për klubin e Ligue I.
Pasi transferuan tre sezone më parë Osimhen nga Lille, te Napoli pritet të shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira me francezët, për të arriur te shqiptari. Nëse për Osimhen kampionët e Serie A paguan 70 milionë euro, për Zhegrovën shuma do jetë shumë më e vogël, teksa edhe Milani është në garë për shërbimet e anësorit të Kosovës.
24-vjeçari ka një kosto prej më pak se 10 milionë eurosh, teksa shihet si zëvendësuesi ideal nëse Lozano largohet në merkaton e verës. Veç daljeve, Napoli ka bërë plane për të afruar Zhegrovën, me Corriere dello Sport që konfirmon emrin e sulmuesit në listën e dëshirave.