ROME - Giorgio Napolitano, pritet të bëjë betimin si president para parlamentit italian për mandatin e dytë presidencial. Ceremonia e thjeshtë do zhvillohet në orën 17:00.

Pas zhvillimeve të fundit ku zgjedhja e presidentit krijoj një mosmarrëveshje mes palëve politike Napolitano, 87 vjeç, pranoi kandidaturën për një mandat të dytë presidencial pavarsisht nga mosha në kuadër të përgjegjësive kundrejt kombit.

Tani objektivi për Napolitano është formimi i qeverisë së re brenda javës. Pas zgjedhjeve të 24-25 shkurtit, Itali vazhdon të mbetet pa qeveri.

Sipas disa zërave, Napolitano mund të formojë një qeveri teknike ku do t’i japë përgjegjësinë për postin e kryeminstrit Giuliano Amatos ose Enrico Lettas. Mediat italiane shkruajnë se Amato (foto) është kandidati favorit për kryeministër.

(lç/sg/shqiptarja.com)