Napolitano në Tiranë: Do të
fitojmë kauzën 'Shqipëria në BE'

Napolitano në Tiranë: Do të<br />fitojmë kauzën 'Shqipëria në BE'
TIRANË- Italia do të vazhdojë të jetë avokate e Shqipërisë dhe së bashku do të fitohet kauza për integrimin e saj në Bashkimin Europian. Ky është mesazhi që presidenti Italian Giorgio Napolitano përcolli sot nga Tirana, në vizitën e tij të parë si president i shtetit fqinj. Vizita e mëparshme e Napolitanos në Shqipëri ka qenë në dhjetor 1996.
 
“Do të vazhdojmë të bëjmë avokatin për Shqipërinë dhe gjëja e rëndësishme për një avokat është  që të mos humbim kauzën tonë. Jemi të bindur se do e fitojmë dhe kauzën që Shqipëria të hyjë në BE"- tha Presidenti i Republikës së Italisë Giorgio Napolitano i cili kthehet në Shqipëri pas 17 vitesh.
 
Pikërisht në kuadër të integrimit Napolitano vlerësoi reformat që ka kryer Shqipëria dhe nënvizoi si të rëndësishme bashkëpunimin mes forcave politike. 

“Është e rëndësishme që ky bashkim të jetë një kartëvizitë me të cilën Shqipëria të prezantohet në institucionet europiane.Kam bindjen se ashtu si kurse Kroacia  edhe Shqipëria do të gjejë fuqinë për të shkuar derin në fund të zgjidhjes së rrugëtimit drejt BE. “- tha presidenti 89- vjeçar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin Nishani, e cila u zhvillua sot paradite në Presidencë.

Po sot paradite Presidenti Napolitano u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.

17.30:NAPOLITANO-METËS:INTEGRIMI, MBËSHTETJA E ITALISË, E PAKURSYER
Pas fjalimit në Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti italian, Giorgio Napolitano ka vijuar takimin kokë më kokë, me kreun e parlamentit Ilir Meta.
Në takimin e tyre, Meta dhe Napolitano kanë folur për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe kanë vlerësuar arritjet e deritanishme të Shqipërisë.
 
“Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Mbështetja e Italisë për integrimin do jetë e pakursyer”, është shprehur presidenti italian, Giorgio Napolitano.
 
Ndërsa kreu i Kuvendit, Ilir Meta është shprehur mirënjohës ndaj presidentit duke u shprehur, “vlerësoj mbështetjen e Italisë për procesin e integrimit në BE.”
 

(Video: Konferenca e plotë e përbashkët e shtypit mes dy presidentëve)


ORA 17:20 NAPOLITANO: VENDI I SHQIPËRISË ËSHTË NË EUROPË

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës