Nard Koka për TVA1 REPORT: S'ja
kam frikën Berishës, eshtë bërë si Ver Llapa

Nard Koka për TVA1 REPORT: S'ja <br />kam frikën Berishës, eshtë bërë si Ver Llapa
TIRANE- “Berisha ka frikë të dalë në debat me Ramën, le të dalë me mua nuk ia kam frikën Berishës është bërë si Ver Llapa”.

 Është reagimi i Leonard Kokës, vëllait të kreut të grupit parlamentar të LSI-së Leonard Koka menjëherë pas akuzave të kryeministrit nga qyteti i Gjirokastrës. Berisha tha se "Koalicioni mes PS dhe LSI u pagëzua nga kryekontrabandisti Nard Koka"

Ishte shtatori i vitit 2005 kur menjëherë pas ardhjes në qeveri, kryeministri Sali Berisha mbajti fjalën e dhënë kohë më parë për arrestimin e Leonard Kokës, vëllait të deputetit të LSI, Lefter Koka. Kontrabandë mallrash që paguajnë akcizë, ishte akuza për vëllain e deputetit të LSI, i cili në fakt, është shumë i njohur në qarqet politike. Berisha e kishte konsideruar si një nga kokat e mafias së Durrësit, por gjykata nuk provoi dot asnjë nga akuzat, duke sjellë më vonë lirimin e tij nga burgu.

Arrestimi i tij ndodhi në 9 shtator 2005, pikërisht në ditën kur qeveria e parë “Berisha” mori votbesimin në Parlament. Vetë Nard Koka ka folur publikisht për këtë arrestim dhe ka deklaruar se ka ndodhur menjëherë pas një përballje kërcënuese që ai ka pasur me Sokol Olldashin. Sherri nisi pas një debati në klan mes Olldashit dhe Agron Dukës, që është edhe kunati i tij. Koka kujton se e ka kërcënuar Olldashin ndërkohë që ky i fundit, i kishte thënë se “mbaje mend të parin ty do të të fus në burg”.

Ai ishte në një lloj mënyre kumbari i darkës së Gjirit të Lalzit mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Ndërkohë që dy politikanët nuk e kanë pranuar këtë fakt ndonjëherë në publik, vetë Koka e ka pranuar. Por, i luftuar nga politika, i përmendur shpesh prej saj, në përpjekje për të qenë jashtë skemave, ai në kohëra të ndryshme, bëhet subjekt dhe objekt diskutimesh nga politika. Ditët e fundit, ai është vendosur sërish në qendër të sulmeve të kryeministrit Sali Berisha. Para zgjedhjeve të vitit 2005, Nard Koka njihet për lidhjet e tij të ngushta me ish kryeministrin socialist Fatos Nano.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës