Nard Ndoka për Report Tv: Hajdari ishte dështim politik! Disa deputetë të opozitës në parlament do i pranojmë sërish në koalicion

Kryetari i Partisë Demokrisitiane, Nard Ndoka, ka hedhur akuza të forta ndaj deputetes së opozitës parlamentare Rudina Hajdari duke e quajtur një dështim si për PD dhe vetën e saj. Ndoka tha në Report Tv për gazetarin se Hajdari duhet të ishte aktiviste në PD dhe të piqej politikisht dhe nuk mund të merrej menjëherë deputete, pasi nuk kishte përvojën dhe forcën e duhur.

"Rudina Hajdari pati një mungesë pjekuri politike, është normale sapo u rikthye në Shqipëri. Do të ishte e rëndësishme të rritej dhe piqej politikisht. Për mua Rudina Hajdari nuk u fut në PD për arritje e merita personale, por nga historia e familjes dhe emir i të atit. Do të ishte mirë që të ishte aktiviste për disa kohë që të piqej politikisht dhe më pas të bëhej deputete. Kjo e dëmtoi edhe nga pjesa emocionale. Ajo nuk u përshtat me realitetin, Hajdari ishte një dështim për PD dhe veten e saj", tha Ndoka.

Nëse do të ketë bashkëpunim dhe koalicion mes dy opozitave asaj parlamentare dhe jashtëparlamentare në të ardhmen, Ndoka the se nuk sheh asnjë problem këtu, përkundrazi disa nga figurat që ndodhen aktualisht në opozitën në Kuvend kanë dhënë një kontribut të madh për të djathtën dhe vetë PD. Nard Ndoka zbulon dhe bisedat me Lulzim Bashën ku është hedhur ideja e bashkëpunimit me disa nga personazhet e opozitës parlamentare.

"Në opozitën parlamentare ka personazhe që kanë dhënë kontribut tek e djathta dhe kanë qenë historikisht aleat të PD edhe pse pranuan të rrinë apo futen ne parlament, në fund të fundit të ulesh në Kuvend është ëndrra e çdo personazhi që merret me polikë. Janë shumë të rëndësishme qëndrimet që mbajnë nuk është problemi vetëm tek vota por janë parti të djathta dhe fare thjeshtë mund të jenë pjesë e koalicionit. Negociatat do të jenë të drejtpërdrejta me Bashën por nuk shoh ndonjë pengesë. Përkundrazi edhe në bisedat tona formale dhe informale me Bashën disa herë është hedhur ideja se për disa personazhe që kanë dhënë më shumë kontribut se sa kanë bërë gabime të jenë pjesë e frontit opozitar", tha Ndoka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Çfarë ndodh nëse nuk fitoni zgjedhjet? Nard Ndoka jep përgjigjen epike (Të qeshura në studio)

Kryetari i Partisë Demokrisitiane, Nard Ndoka, njihet për batutat e tij dhe këtë gjë e vërtetoi edhe sot në studion e Report TV. Aleati i Lulzim Bashës u pyet edhe për vijimësinë e bashkëpunimit me partitë e polit të djathtë edhe pas 2021, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.

Gazetari e pyeti kryedomkristianin se çfarë ndodh nëse koalicioni opozitar nuk fiton zgjedhjet?

Do të rrijë në opozitë! – u shpreh me batutë, Nard Ndoka.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/06/2020 02:04

    N.Ndoka ,ju nuk mund te vleresoni znj.Hajdari,se nuk jeni ne te njejtin nivel,pastaj c'd.m.th /te piqej/,te behej nje si ju? Jo,Rudina eshte nje nga ata te rinj qe do pastrojne Shqiperine nga anadollake si ju,sepse ajo ka bere shkollen e U.S.A.,jo <<shkollen e partise >> si ju e te tjere.E sa per ata qe do ripranohen dihet kush eshte I pari:Lefter Maliqi.

    Përgjigju
  • Zeni: 25/06/2020 00:58

    Ky eshte tamam kryetar i budallejve...

    Përgjigju
  • Hinglateri: 24/06/2020 20:36

    I Madhi te Medhenjve Krytar i Budallenjve Nard NOKA

    Përgjigju
  • Leo: 24/06/2020 20:22

    Turp per gazetarine qe ftojne dhe i bejne reklame ketij injoranti. Qe ka parti po ska elektoral. Dhe ne paguajme qe ky te tall bythen me shqiptaret me rrogen qe i jep shteti dhe benefite. Turp. Ashtu sic esh turp qe keshillataret bashkiak jane kalamaj pa eksperience pune fare por thjesht kukulla per te ngitur kartonin. Po si ore titulli keshilltar nje njeriu qe ska vite pune te mjaftueshme. Keshilltare duhet te jene figura me vite pune te suksesshme ne supe. Jo kalamaj partiak per te ngritur kartonin. Po ja mo keto duhet te ngrej zeri gazetaria qe do ti bej sherbim vendit. Jo te beni reklame njerezeve pa vlera

    Përgjigju
    • Dan: 25/06/2020 00:12

      Leo, intelektualet dhe njerzit me dije kan hequr dore nga kta, atyre u vje turp tu pergjigjen ktyre, se sdo ti kuptonin se cfare thojne. Njerzit e dijes kan gjuh tjeter, ktyre kur flasin te mencurit kujtojne se po flasin gjuh te huaj.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës