Kryetari i PDK, deputeti Nard Ndoka, është paraqitur para publikut për herë të parë ndryshe. Ndoka bashkë me këngëtaren Greta Koçi kanë kërcyer në spektaklin “Dance with Me” në Tv Klan.

Performanca e deputetit me këngëtaren, e cila është angazhuar pranë Partisë Demokratike ka marrë duartrokitjet e të gjithë spektatorëve.

nard ndoka
nard ndoka
nard ndoka
nard ndoka
(Nard Ndoka dhe Greta Koçi)

Nard Ndoka është politikani i parë shqiptar që merr pjesë në një program vallëzimi. “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij programi i cili është më i bukur se politika dhe kolegët e mi të rinj, janë më të mirë se ata në Parlament. Unë jam këtu se jam ndryshe”- tha Ndoka.