Krahas disa kryebashkiakëve të cilët rezultojnë me 3-4 emra, edhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, rezulton se e ka ndryshuar emrin. Në formularin e dekriminalizmi, ai deklaron se emri i mëparshëm që ka pasur është Mark Ndokaj.

ndoka


Në deklarimin e tij, Ndoka nuk rezulton të ketë kryer asnjë vepër penale apo të ketë qenë nën hetim.

Plotësimi i formularit të vetëdeklarimit nga ana e zyrtarëve të administratës dhe titullarëve, nuk ka kaluar pa probleme. Madje ka pasur edhe gabime amatoreske të zyrtarëve, duke bërë lapsuse. Kreu i bashkisë së Vaut të Dejës në Shkodër, Zef Hila, në deklarimin e gjeneraliteteve ka shkuar në vendin e emrit të nënës së tij, kombësinë.

ndoka

Ai në sektorin e gjeneraliteteve në formularin e dekriminalizimit, tek atësia shkruan Kin, ndërsa amësinë e ka plotësuar me fjalën “shqiptare”. Në vend të emrit të nënës së tij, të quajtur Marie, kryebashkiaku Hila ka vënë kombësinë duke e qujtur në këtë mënyrë nënë e tij “Shqiptare”.

Redaksia Online
Shqiptarja.com