TIRANE - Përfaqësimi i çdo subjekti politik në bazë të peshës elektorale do të përcaktojë formën e bashkëpunimit në marrëveshjen mes palëve. Kështu është shprehur në një intervistë për televizionin A1 REPORT, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ndërsa ka theksuar edhe njëherë marrëveshjen për të qenë pjesë e koalicionit para dhe pas zgjedhor me Partinë Demokratike.

I pyetur në terma më konkrete për koalicionin e maxhorancës aktuale, Ndoka u shpreh se përbërja e tij me parti që kanë peshë më të madhe politike gjatë kësaj hapësirë 20-vjeçare i jep më shumë avantazh.

Krahasuar me opozitën e bashkuar, Ndoka tha se ndryshe nga kampi opozitar që i jep rëndësi numrit të partive politike, qofshin ato edhe fiktive, maxhoranca ka një hapësirë tjetër bashkëpunimi, një hapësirë më të madhe dhe çdo subjekt politik ka lirshmërinë e vet për të tentuar drejt formave të tjera të bashkëpunimit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)