TIRANE- Sot, në mesditë, ne seline e PDK-se, u shpall "Unioni Demokristian Shqiptar", i përbërë nga 4 parti demokristiane.
Të pranishëm në konferencën për shtyp ishin Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ADK-se, Zef Bushati, i cili eshtë President i Unionit me nje mandat 1 (nje) vjeçar, kreu i LDK-së, Mhill Geci dhe PKD me Kryetar Mark Frroku, përfaqesohej nga Dhimiter Muslia, i cili është edhe Sekretar i Përgjithshëm i Unionit.
Unioni Kristian Demokrat është një grupim politik, i bashkëthemeluar nëpërmjet akt-marrëveshjes katerpalëshe të pranuar nga Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK), Partia Kristian Demokrate (PKD), Lidhja Demokristiane (LDK) dhe Aleanca Demokristiane (ADK). Ky Unioni është i hapur për çdo parti, grupim politik e jo politik që pranon këtë platformë dhe dëshiron t’i bashkohet me vullnet të lirë këtij Unioni.
Në platformën e firmosur thuhet se
Unioni Kristian është vazhdues i vlerave dhe traditave të Demokracisë Kristiane, i cili ka për qellim unifikimin e faktorëve demokristian në një formacion të vetëm politik, i aftë të përfaqësojë vlerat më të mira të demokracisë kristiane.
Unioni Kristian ka për qellim forcimin e bashkëpunimit, përafrimin e qendrimeve politike dhe rritjen e bashkëpunimit politik ndër-kristian me objektiv perspektiv shkrirjen e të gjithë faktorëve politikë demokristian në një formacion të vetëm, shndërrimin e këtij formacioni politik në një parti politike konkuruese dhe përfaqësuese të vlerave të demokracisë kristiane dhe europiane.
Unioni synon te promovojë në interes te Shqipërisë dhe shqiptareve, parimet themelore të demokracisë kristiane, lirinë e mendimit dhe të besimit, dinjitetin e individit, te drejtat dhe liritë themelore të njeriut, zhvillimin e iniciatives se lirë e barazinë në mundësi, tregun e lire e konkurues si instrument per zhvillimin e shpejtë dhe të qendrueshem te vendit, shtetin e se drejtes, sigurinë e individit dhe të pronës, përgjegjësinë individuale e fuqizimin e familjes, drejtesinë shoqërore e dialogun social, ruajtjen e natyrës dhe te ambientit, zhvillimin dhe integrimin kulturor, pacenueshmërinë e identitetit europian të shqiptarëve dhe integrimin e shpejtë të vendit në Bashkimin Europian.
UKSH e identifikon vetveten me vlerat themelore kristiane të lirisë, solidaritetit, humanizmit dhe drejtësisë. Synimi ynë është një shoqëri demokratike dhe e hapur, në të cilën qytetarët ndajnë midis njëri tjetrit përgjegjësi e të drejta të përbashkëta. UKSH beson se forca e shoqërisë dhe shtetit ndodhet tek familja; një familje e arsimuar, në mirëqënie, me tradita dhe vlera morale, me integritet dhe harmoni midis anëtarëve të saj, përbën garancinë më të mirë për një shoqëri demokratike dhe shtet ligjor.
Ky Union i kushton rëndësi fushës së kërkimeve, aktivizimit dhe besimit të institucioneve akademike kulturore dhe besojmë në një lidhje shumë më të fortë dhe efektive midis kërkimit teknologjik dhe zbatimit të tyre praktik në cdo fushë.
Partnerë politikë UKSH ka partneritet dhe angazhohet për forcimin e bashkëpunimit me faktorin politik demokristian në Kosovë dhe gjithë faktorët progresivë politikë shqiptarë në rajon. Ndërsa partneret strategjikë UKSH ka kristiandemokratët gjermanë, CDU-CSU, UDC italiane dhe partitë e tjera politike europiane të spektrit të saj politik
Redaksia online
(atsh/ sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com