Nard Ndoka: Presidenti gjeti probleme që pengojnë dekretimin e Lleshit ministër të Brendshëm

Sandër Lleshi u propozua nga kryeministri Edi Rama për postin e Ministrit të Brendshëm ditën e shtunë, por presidenti Ilir Meta ende nuk ka firmosur dekretin. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ftuar në emisionin Repolitix mbrëmjen e sotme u shpreh se stafi i Presidentit ka gjetur probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin.

Unë di që stafi juridik i Presidentit ka gjet probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij, po shihen me frymë përgjegjëshmërie. Presidenti në parim ka qenë dakord, por dokumentet që ka në dispozicion.... Ka një problem që shpresojmë mos të jetë serioz. Nuk e di çfarë problemi, por edhe ta dija nuk do ta thosha. Ministri i Brendshëm është figurë politike dhe duhet të jetë e tillë. Vendosi një ushtarak për urdhëro si urdhëron. Nuk është profil politik. Ministri duhet të hartojë ligje dhe drejtojë politika. Unë e njoh, nuk kam asnjë vërejtje për formimin, mund të ishte ministër i Mbrojtjes apo Drejtësisë, por jo i Brendshëm, pasi do të dështojë. Ai është i ngjyrosur me ngjyrën e rilindjes. Dështimi i këtij ministri do të jetë spektakolar.

Nard Ndoka

Por ish-prokurori Shkëlqim Hajdari u shpreh se dekreti nga Meta është vonuar për shkak të axhendës së ngjeshur që ka pasur kreu i shtetit me vizita jashtë vendit.

Meta ka qenë me axhendë, sapo ka mbaruar një vizitë në Turqi. Është nisur për në Itali është brenda kohës së vet. Presidenti është brenda kohës, këto ditë ka qenë i ngarkuar. Si duket po merr edhe informacionet si duhet, po bën verifikimet. Ne nuk kemi asnjë rast që të refuzohet një ministër që ka shkuar për dekretim. Të gjithë përgjegjësinë e ka kryeministri, Presidenti nuk ka rrëzuar asnjë dekret, por teorikisht mund të rrëzojë për arsye të forta të sigurisë kombëtare. Unë nuk i fus duart në zjarr as për ata që ndajë shtëpinë, por zoti Lleshi është me certifikatë sigurie.

Shkëlqim Hajdari

Ndërsa gazetari Artan Hoxha u shpreh se Presidenti është brenda kohës së vet për të kërkuar informacion. Propozimi i kryeministrit për ministër të Brendshëm duhet të dekretohet nga Presidenti, më pas të votëbesohet në Kuvend dhe të bëjë betimin.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 01/11/2018 17:05

    I madhi te medhenjve kryetari budallenjve.

    Përgjigju
  • Donela: 01/11/2018 16:10

    Sa poshte ka rene inteligjenca e ketij vendi te mbetemi ne dore te Nard Ndokes e Monika Kryemadhi,turp per intelektualet shqiptar qe nuk u tregojne vendin ketyre ordinereve rrugace.

    Përgjigju
  • jeton fadil "BAJG" gjoleka: 01/11/2018 09:42

    O nard noka o debili ler ti je diskretitimi i Shqiptarve që mer pjes në politik. Ti me 8 vjeçare pa shkoll të mesme e me shkoll të lart. Shqiptarët duhet ta kuptojn që me pjesmarjen tënde në politik jan kombi më i diskretituar. Njerëz si ty s'vlejn as për roje stalle.

    Përgjigju
  • Mala: 01/11/2018 09:11

    NUka ka problem me gjet koken e tija, se pastaj "faktet" i gjen lehte.Ky eshte vetem nje "politikan" cfare nuk i duhet askujt e me sa paku shqiptarevet.

    Përgjigju
  • Mjere vatani: 01/11/2018 04:29

    Mjere vatani qe te ka o Nul Noka ...ku merr vesh ti nga kushtetuta....shif te ruash noj dhi a noj dele se s'je per tjeter....je kaq lolo dhe budalla deri ne ate pike sa ke bindur veten se je i mencur....nuk ka elektroaut qe te merr ne dore...je per tu shit per pjese!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur