Nard Ndoka: Zoti do flasë shqip
qeverinë do e rrëzojë Perëndia

Nard Ndoka: Zoti do flasë shqip<br />qeverinë do e rrëzojë Perëndia<br>
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka beson se 'drejtësinë' në Shqipëri do ta bëjë Zoti. Përmes një komenti në faqen e tij të Facebook, Ndoka shkruan se qeverinë nuk e rrëzon dot vota, opozita dhe as sistemi i drejtësisë, por do jetë vetë Perëndia. 

Ai shkon edhe më tej kur thotë se për të gjitha këto Zoti do flasë shqip. "Zoti vonon, por nuk harron! Italia, Katania, antimafia, prokuroria, opozita, kuvendi, Sajmiri, Rama, Habili, Zagani, të gjithë folën. Zoti i ndihmoftë! Zoti do flasë shqip! Besimi në Zot, nuk vdes kurrë!", shkruan ndër të tjera Ndoka. 

Postimi i plotë i Ndokës në Facebook
Zoti do vendosë drejtësi në këtë vend!
Unë kam besuar shumë kohët e fundit, se kjo qeveri nuk rrëzohet me vota, as me protesta, as nga opozita, as nga drejtësia, por vetem nga Perëndia!
Kur Rama mendoi se kishte finalizuar çdo gjë: Fitore plebishitare, asfiksim të opozitës, gjymtim të LSI, privatizim të ekonomisë, skllavërim të drejtesisë, miklim të ndërkombëtarve; më shumë se kaq nuk kishte ëndërruar, as kur ishte nën efektin tymues!
Të gjithë u frikësuam: populli heshti, opozita përpëlitej, drejtësia po kapitullonte, institucionet u ngrinë, presidenti noterizonte, ndërkombëtarët humbën, shoqeria civile flinte e kazanët zienin ‘supë falas’!
Vend pa shprese, pa perspektivë, pa të ardhme, në prag kapitullimi dëshpërues; sa turp, sa keq, sa pa fat, uzorpim, heshtje, frike, pendesë reflektim dhe përsëri dëshpërim!
Zoti vonon, por nuk harron!
Italia, Katania, antimafia, prokuroria, opozita, kuvendi, Sajmiri, Rama, Habili, Zagani, të gjithë folën. Zoti i ndihmoftë!
Zoti do flasë shqip!
Besimi në Zot, nuk vdes kurrë!

nard ndoka

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604