Narkotrafikantët ende aktivë në
Shqipëri, 5 mln euro droga e kapu

TIRANE - Gati 9 ton marijuanë është sasia e cila ndodhet në duart e policisë dhe do të asgjësohet sëbashku me 53 kilogramë heroinë. Organizatat dhe grupet kriminale mbeten ende aktive në territorin shqiptar dhe kjo kuptohet qartë shifrat e publikuara gjatë analizës së fundit të Policisë së Shtetit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, strukturat e policisë kanë trefishuar sasinë e heroinës së kapur dhe dyfishuar sasinë e marijuanës, ndërsa për sa i përket heroinës ajo vazhdon të mbetet në nivele të ulta për sasinë e sekuestruar.

Sipas burimeve të policisë dhe strukturave anti narkotik, rritja e sasive të sekuestruara ka ardhur si rrjedhojë e shtimit të numrit të operacioneve dhe rritjes së efiçencës goditëse. Narkotikët e sekuestruar nga policia veç dëmeve që do të sillnin në shëndetin e konsumatorëve, nga operacionet e kryera kanë sjellë dhe një dëm të përllogaritur në vlerë tregu prej afro 5 milionë euro për grupet dhe organizatat kriminale. Shumë kjo e konsiderueshme për një vend si Shqipëria, çka do të sillte një fuqizim të mëtejshëm të narkotrafikantëve.

Për 6 mujorin e parë të 2012 janë regjistruar 36 operacione ndërkombëtare gjatë të cilëve janë arrestuar në Shqipëri 55 të dyshuar. Operacionet janë realizuar në bashkëpunim me Italinë, Gjermaninë, Austrinë, Maqedoninë dhe Kosovën.

Deri në fund të qershorit që lam pas nga strukturat e antikrimit të organizuar në bashkëpunim me strukturat e tjera hetimore, bilanci është me 28 operacione antidrogë të realizuara. Këto operacione kanë sjellë goditjen e 28 grupeve kriminale të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike si dhe arrestimin e 132 personave, 12 persona dhe 3 grupe kriminale më tepër se në vitin 2011.

Raste / Autorë
6 Mujori 2011 / Janar -Qeershor
325 Raste
308 Raste të zbuluar
481 Autorë
368 Autorë të arrestuar

6 Mujori 2012 / Janar-Qeershor
434 Raste
413 Raste të zbuluar
585 Autorë
405 Autorë të arrestuar

Bilanci i drogës në territorin shqiptar

6 mujori 2012

Heroinë 52.88 Kg
Kokainë 667.6 gr
Marijuanë 9030 kg

6 mujori 2011

Heroinë 13.67 Kg
Kokainë 977.9 gr
Marijuanë 4513 kg

(ar/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet