VLORË- Me një gjatësi afro10 km bregdeti i Nartës në Vlorë shfaqet me dy standarde.

Plazhi publik është tejet i ndotur, ndërsa pjesa që është menaxhuar nga operatorët privat është pastruar.  Edhe pse ka nisur zyrtarisht sezoni turistik, Bashkia e Vlorës nuk ka vënë dorë për pastrimin e vijës bregdetare. Mbeturinat që ka nxjerre deti kanë ndotur rërën.

Plazhi i Nartës çdo vit ka pritur me mijëra pushues, por në këtë sezon të pazakontë për shkak të pandemisë gjetëm pak vizitorë.

"Vij shpesh, është shumë mirë për fëmijët dhe për ne të rriturit, është qetë, pastër", thotë banorja.

Ndryshe nga vitet e tjera aplikimi për stacionet e plazheve këtë vit bëhet në portalin e-albania. Jashtë kameras operatorët turistik thanë se kanë hasur vështirësi në aksesimin e portalit E-Albania.