NASA e kënaqur me përfundimin e suksesshëm të misionit “Artemis 1”

NASA e kënaqur me përfundimin e suksesshëm të misionit “Artemis 1”

Artemis

Në 50-vjetorin e misionit Apollo 17 të NASA-s, i fundit që dërgoi astronautët në Hënë, kapsula e anijes hapësinore Orion, që është pjesë e misionit “Artemis”, u ul në Oqeanin Paqësor, duke i dhënë fund një prove 26-ditore të NASA-s, që synon të rikthejë fluturimet në Hënë me astronautë në bord, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh.

Ndërsa po udhëtonte më larg se çdo anije hapësinore e ndërtuar për dërgimin e njerëzve në hapësirë, personeli i NASA-s vëzhgonte me vëmendje të dhënat që transmetoheshin nga sonda pa ekuipazh Orion.

"Analizuam të dhënat nga sediljet e sondës Orion për të kuptuar reagimin dinamik të manekinëve të ulur", thotë ekspertja e NASA-s Kirstyn Johnson.

"Duam të sigurohemi që anija hapësinore është e aftë të përballojë sfidat si rrezatimi", thotë Branelle Rodriguez, menaxhere i Integrimit të Programit Orion.

Udhëtimi 26-ditor i sondës Orion, me tre manekinë në bord, përshkoi dhjetëra mijëra kilometra përtej hënës, testoi aftësinë e NASA-s për të dërguar në hapësirë astronautë si Victor Glover në një anije hapësinore, ku ekuipazhi nuk do të ketë shumë kontroll të pavarur.

“Manovrat e anijes do të jenë aq të ndërlikuara, sa që do të shtonte rrezikun nëse unë do ta kisha kontrollin e anijes gjatë gjithë kohës së fluturimit”, thotë ai.

“Astronautët do të jenë në bord. Ata do të monitorojnë të gjitha sistemet e tyre, do të kenë mbi 60 ekrane që tregojnë gjithçka lidhur me mjetin, por i gjithë misioni i anijes hapësinore do të operojë në mënyrë të automatizuar.”

Shanna DeLeon, eksperte me përvojë e programeve të NASA-s për fluturimet në hapësirë me njerëz në bord, është pjesë e ekipit që punon në teknologji të reja dhe shumë të ndryshme nga ato të përdorura nga astronautët e fundit që zbarkuan në Hënë.

“Është shumë ndryshe nga epoka e anijeve hapësinore Apollo, të cilat kishin astronautë të shumtë në bord, që duheshin kontaktuar për të realizuar veprimet që do të drejtonin anijet hapësinore. Anija e tanishme Artemis është e automatizuar dhe gjithçka kontrollohet nga një program kompjuterik, ku nisja dhe zbritja janë funksione të automatizuara", thotë ajo.

Zyrtarët e NASA-s thanë se në përgjithësi Orion funksionoi shumë mirë, pavarësisht disa defekteve të vogla teknike. NASA tani do të përgatitet për hapin tjetër, Artemis 2, misioni i parë me ekuipazh në bord për t'u kthyer në orbitën e Hënës, i planifikuar për vitin 2024.

“Të gjitha të dhënat që morëm tregojnë se misioni ishte i suksesshëm. Kjo është e rëndësishme, sepse tani mund ta testojmë, në mënyrë që të mund ta zvogëlojmë rrezikun për misionin ‘Artemis 2’”, thotë Branelle Rodriguez, menaxhere e Integrimit të Programit Orion.

Ndërsa Space X po punon gjithashtu në një sistem të ri raketor për fluturimet në Hënë, për të ndihmuar në realizimin e qëllimeve afatgjata të NASA-s, menaxherja e Integrimit të Programit Branelle Rodriguez thotë se Orion do të jetë anija hapësinore e preferuar e NASA-s në një të ardhme të parashikueshme.

"Ky nuk është vetëm fluturim provë, ky është fillimi i një epoke fantastike që do të zgjasë eksplorimin tonë të hapësirës", thotë ajo.

NASA po përgatitet për të kthyer misionet me ekuipazh në Hënë dhe tani pitet të zgjedhë njerëzit që do të jenë pjesë e këtyre misioneve. 18 astronautë janë në listën e atyre që po konsiderohen për misionet. Përparësia e NASA-s është dërgimi i gruas së parë dhe personit të parë me ngjyrë në Hënë në vitin 2025.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën