NASA: Plutoni ka ujë e qiell të kaltë

NASA: Plutoni ka ujë e qiell të kaltë
Po, planeti Pluton e ka qiellin e kaltër dhe ka rripa të ujit në formën e akullit. Këto janë të dhënat e fundit të sondës së agjencisë amerikane NASA, për planetin e vogël.

Plutoni është i vendosur në brezin Kuiper të largët që është një rajon i ftohtë në sistemin diellor përtej Neptunit dhe në të ka shumë kometa dhe asteroide.

Alan Stern njëri nga udhëheqësit kryesor të projektit "New Horizons" tha se kjo është madhështore, pasi askush nuk do të priste qiell të kaltër në këtë pjesë të largët të universit.

NASA ka publikuar një pamje ku shihet një shtresë e kaltër e mjegullës rreth Plutonitt që është fotografuar nga kamera në sondë.

Kjo sondë ka bërë një fluturim historik në muajin Korrik, por të dhënat janë transmetuar ngadalë në Tokë. Qielli i kaltër në Tokë shihet për shkak të shpërndarjes së dritës së diellit nga grimcat shumë të vogla të azotit. Në Pluton, këto grimca janë diçka më të mëdha dhe me blozë.

NASA tha se gjetja e dytë e rëndësishme është se në Pluton gjenden shumë rajone të vogla të ujit të akullt, që në mënyrë misterioze paraqiten në ngjyrë të kuqe. Por, sipërfaqe të mëdha nuk kanë ujë në këtë planet.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar