Naser Aliji: Falenderoj Panuccin, e zëvendësoj unë Agollin

Kombëtarja shqiptare e futbollit është duke u përgatitur për ndeshjen miqësore që do të zhvillojë në ditën e hënë kundër Norvegjisë.  Në konferencën për shtyp, Naser Aliji është shprehur i lumtur për mundësinë që i është dhënë nga Panucci, sidomos duke llogaritur këtu edhe faktin se Ansi Agolli është lënë jashtë listës kundër Norvegjisë.

 

“Unë e shoh si një shans shumë të madh për mua, sepse Ansi nuk është i grumbulluar dhe mund të futem edhe në formacion. Këtu nuk po flas vetëm për këtë ndeshje, por edhe për të ardhmen. Panucci më ka ndihmuar shumë për të gjetur skuadrën time, pasi isha pa skuadër dhe prandaj dua ta falenderoj. Trajneri më ka thënë që të stërvitem çdo ditë që të isha gati fizikisht gjithmonë për Kombëtaren.

Tashmë jam në formë të mirë dhe në fund është trajneri është ai që vendos se kush do të luajë. Ansi Agolli ka kaluar shumë vite te Kombëtarja, prandaj duhet vlerësuar, megjithatë ne të dy kemi ndryshime nga njëri-tjetri. Italianët kanë të njëjtën takitikë, prandaj nuk shoh shumë ndryshime mes Panuccit dhe De Biasit. Kam qenë 6 muaj pa ekip dhe për mua është një mundësi për të treguar sa vlejë jo vetëm për Kombëtaren, por edhe për Virtus Entella-n”. 

Naser Aliji, mbrojtës i kombëtares

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë