Nasho Jorgaqi te "Rilindasi": Riza
shkencëtari mes fletërrufeve

Nasho Jorgaqi te shkencëtari mes fletërrufeve">
Duke qenë njeri me karakter të palëkundur, Selman Riza mbahej fort pas parimeve dhe, duke qenë se ato i konsideronte të shenjta, i mbronte me tërë arsenalin moral e intelektual. Prej këndej buronte fryma polemizuese dhe shpirti kritik, gjë që e kthente herë pas here bisedën në një oponencë të ndërsjellë. Në këtë rol unë do të vihesha sa herë që atij i lindnin probleme apo kishte shqetësime nga fusha ku punonte apo kur dhe unë i kërkoja opinion për çështje të ndryshme.

Atëherë ndodhte ajo që të përballesha me mendimet e tij, të cilat jo rrallë qenë aq origjinale, befasuese e të guximshme, por dhe të diskutueshme, sa hutohesha dhe përpiqesha të gjeja një pozicion të pranueshëm. Nuk ishte për t'u çuditur që mendimet e tij të pavarura gjatë bisedave, që shpesh ai i kthente në diskutime, të dilnin jashtë kornizave ideologjike të kohës dhe t'i kundërviheshin Biblës e sistemit.

Njëherë, duke folur për pikëpamjet e Stalinit në gjuhësi, që udhëheqësi komunist i kishte shfaqur vite të shkuara dhe që propaganda i kish bërë aq jehonë, profesori më tha prerazi se ato nuk qëndrojnë shkencërisht dhe shtoi se, po të hyjë politika në shkencë, shkenca pushon si e tillë. Ishte hera e parë që më fliste kësisoj, ndaj unë, duke kuptuar se kjo qe një çështje me zarar, e përmbajta veten dhe heshta. Ai, sapo vuri re qëndrimin tim, e këputi fjalën në mes dhe nuk e ngau më tej bisedën.

Por burimet arkivore të shërbimeve të fshehta, të zbuluara kohët e fundit, sjellin mendime të tij, që ka shprehur lidhur me raportet e shkencës me politikën, kur thotë se "Ne nuk kemi shkencë,jemi akoma në primitivizëm, sepse gjuhëtarët tanë duan të merren me politikë, me marksizëm e jo. (Vazhdon në suplementin "Rilindasi" të "Shqiptarja.com", në shitje sot)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri