TIRANE- Debatet mbi reformimin e KLD-së, është cilësuar, prej Ministrit Nasip Naço, si parimor që në thelb ka zbatimin e ligjit.
“Unë besoj që nuk kam ndonjë konflikt me KLD. Ndonjë konflikt që është midis dy institucioneve është në zbatimin e drejtë të ligjit. Po e nis prapë me fjalën time dje para të gjithë qytetarëve që në programin 300 ditësh një nga objektivat tona kryesore është dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë se kjo do i shërbej qytetarëve dhe do parandalojë rastet e korrupsionit”, u shpreh ministri Naço.
Deklarata e ministrit të Drejtësisë u bë gjatë inaugurimit të restaurimit të zyrave të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në qytetin e Elbasanit. Vetëm pak ditë më parë kryeministri Rama e ka cilësuar të papranueshme situatën në KLD.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com