Nata 2 e Festivalit Ndërkombëtar të
Jazz,në skenë artistë të huaj e shqiptarë

Nata 2 e Festivalit Ndërkombëtar të<br />Jazz,në skenë artistë të huaj e shqiptarë
Nata e dytë e festivalit ndërkombëtar Jazz in Albania që po mbahet këto ditë në Tiranë ka shpalosur një faqe tjetër në zhanrin e muzikës jazz.

Dy artistë shqiptarë Gent Rushi në piano, Ermal Rodi në saksofon dhe i ftuari special artisti izraelit Lior Yekutieli kanë tërhequr për tre orë rresht vëmendjen e publikut në Hotel Rogner ku mbahet ky festival
 
Mbrëmja e mërkurës ka nisur me dyshen Lior Yekutieli & Gent Rrushi. Artisti izraelit Yekutieli është përfshirë në botën mzuikore që në moshën 9 vjeçare.

Ndërsa në moshën 11 vjeçare ai ishte i aftë të luante muzikë klasike në kitarë. Në moshën 20 vjeçare nisi të ekspolorente botën e jazz që nga Afrika në Eruropë e deri sa u bë pjesë e bandës së Izraelit.

Është kjo vjelje e përvojave muzikore që e ka bërë të sigurtë e të pagabueshëm në interpetimet e tij muzikore.
 
Duke luajtur në kitarën klasike Lior profilizohet si një nga solistët më interesantë që ndërthur në mënyrën më origjinale klasiken me elementë të mirëfilltë të jazz. Interpretimet e tij lanë një mbresë të veçantë në publik.
 
Performanca bëhet edhe më origjinale nën shoqërinë e pianos së Gent Rushit, që është njëkohësisht organizator dhe pjesëmarrës në këtë festival. Rushi është artisti që kështë përpjekur të luftojë fort për krijuar traditën e jazz në Shqipëri.

I vetëdijshëm se ky zhanër kërkon teknikë dhe stil të lartë, Gent Rushi tashmë është i aftë të koordinojë me artistët nga e gjithë bota e jazz-it.
 
Ndërsa në skenë ngjitet artisti tjetër shqiptar Ermal Rodi, kupton se tradita e jazz në Shqipëri po themelohet me profile kaq të veçanta artistike. Artisti shqiptar Rodi me saksofonin e tij demonstron atë që artistët e jazz e kanë më të vështirë, ndërthurjen e elementit folklorik shqiptar me me stilizimet muzikore të këtij zhanri.
 
Ashtu siç është parashikuar edhe në programin e festivalit, artistët pjesëmarrës nga të gjitha vendet e botës, pas çdo performance në Hotel Rogner, nisen për koncertin e radhës në qytete të tjera të Shqipërisë, në Shkodër, Korcë, Pogradec e më gjerë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja