Nata e dytë e Festivalit të Sanremos ka dhuruar emocione të forta që në minutat e para, me Achille Lauron që ka ngritur peshë publikun e Teatrit Ariston. I rikthyer këtë herë në rolin e rëndësishëm të bashkëprezantuesit, artisti italian u prit me një duartrokitje të gjatë në këmbë nga të pranishmit në sallë.
Më tej 15 nga 30 artistë interpretuan këngët e tyre. Në fund të mbrëmjes pas votimit (50% votat e publikut dhe 50% ato të jurisë), u shpallën 5 artistët më të mirë e mbrëmjes së dytë të Sanremo 2026 (renditja e rastësishme).
“Stella Stellina” e kantautortit shqiptar është një këngë, që Meta ia ka dedikuar një vajze të vrarë në Gaza.
Ndërkohë emri “Amal” i qëndisur në jakën e këmishës së tij nuk përfaqëson vetëm një vajzë të vogël, por shndërrohet në simbol të viktimave të pafajshme të luftës Izrael-Palestinë.
Ermal Meta, në fakt është një artist që tregon angazhimin e tij njerëzor dhe emocional, jo vetëm përmes muzikës. Së bashku me partneren e tij, Chiara, ai ka një lidhje të thellë prej vitesh me një qendër bamirësie që ndihmon vajza dhe gra në nevojë në Shqipëri.
Ata madje edhe kanë adoptuar dy vajza, të cilat i kanë takuar në një jetimore në Shqipëri. Përtej muzikës, Meta gjithmonë ka shfaqur një anë njerëzore dhe reflektive, duke folur për identitetin e tij mes Shqipërisë dhe Italisë, për librat që shkruan dhe për historitë që dëshiron t’i ndajë me botën.
Komente






