​Elvis Rroshi e ka kaluar natën e parë në qelinë VIP në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, aty ku më parë ka qëndruar edhe ish-guvernatori Ardian Fullani, Prokurori i Krujës, Haxhi Giu e ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili.
 
Report Tv mëson se porositë e Rroshit drejtuar familjes kanë qenë për rroba, xhel flokësh, shampo e pastë rroje. Ndërsa mësohet gjithashtu se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, familjarët i kanë sjellë ushqime Rroshit. 
 
Elvis Rroshi u arrestua pasditen e djeshme nga forcat e policisë së komisariatit të Kavajës, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që dha "arrest me burg" për kryebashkiakun e Kavajës. 

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, pritet të njihet të mërkurën me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës, e dhënë në mungesë ndaj tij.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com