Laç pritet të mblidhen me mijëra pelegrinë për festën e Shna Ndout, një ndër më të mëdhatë në vend. Besimtarët e kalojnë natën në ambientet e jashtme të kishës për të pritur 13 qershorin, ditën kulmore të festës.

Për shkak të fluksit të madh që pritet në orët ne vijim, Policia ka vendosur masa të shtuara sigurie, me efektivë në terren për menaxhimin e trafikut.

Janë vendosur kufizime të qarkullimit në disa akse pranë kishës, ndërsa zonat e parkimit janë caktuar në periferi të qytetit të Laçit.