“Ada” është premiera e re shqiptare e filmit artistik me metrazh të gjatë. Filmi vjen me regji të Spartak Pecanit dhe skenar të Matt Maude, bazuar në romanin e shkrimtarit Fatos Kongoli “Te porta e Shën Pjetrit”.

Në këtë film luajnë Ndriçim Xhepa, Elvira Diamanti, Enver  Petrovci, Reshat Arbana, Afrim Muçaj dhe Ilirjana Blakaj, që interpreton dhe personazhin kryesor në film, vajzën me emrin Ada Ndreu, e cila është akuzuar për dy vrasje.

Filmi është shfaqur mbrëmë në natën e parë të TIFF (Tirana International Film Festival), por si premierë për publikun do të fillojë me datë 1 nëntor për të vijuar ditët më pas në ekranin  e kinema Millennium.

Tirana International Film Festival do të zhvillohet përgjatë nëntë ditëve deri më 31 tetor. Bashkë me filmat e tyre do të vijnë në Tiranë edhe regjisorët e njohur Yves Boisset, Nicolas Roegh dhe Mark Cousins.


Shkrimi u publikua sot(24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)

(v.gj/shqiptarja.com)