Trazirat pas vrasjes së 17-vjeçarit, Franca gati për një tjetër natë përleshjesh! Macron mobilizon 45 mijë policë dhe mjetet e blinduara! Anulohen koncertet! Një protestues vritet me plumb qorr

PARISFranca po kthehet gati në një shtetrrethim. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin deklaroi se 45 mijë policë, 5 mijë më shumë se dje janë dislokuar sot në mbrëmje mes frikës për një natë të katërt trazirash nxitur nga vrasja e adoleshentit 17 vjeçar franko algjerian nga një polic.

Qeveria franceze ka nxjerrë mjetet  e blinduara nëpër rrugë ndërsa është urdhëruar të ndalohen autobusët dhe tramvajet pas orës 21:00 në të gjithë vendin. Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga çatia e një supermarketi. Sipas autoriteteve franceze, viktima nuk kishte lidhje me protestuesit. Vitkima ndodhej në ballkonin e shtëpisë së tij dhe u qëllua nga një plumb qorr.

Gjithashtu është urdhëruar të ndalohen të gjitha aktivitetet, koncertet që kërkojnë mobilizimin e policsië dhe që mund të paraqesin rreziqe për sigurinë në gjëndjen aktuale në të cilën ndodhet Franca, pas tre netëve të protestave të dhunshme të nxitura nga vrasja e një adoleshenti 17 vjeçar në makinë nga një efektiv policie.

Janë anuluar koncertet e këngëtares Mylène Farmer, të planifikuara sonte dhe nesër në stadiumin "Stade de France" në veri të Parisit, biletat e të cilit ishin shitur të gjitha.

Megjithatë presidenti Emmanuel Macron përfundoi mbledhjen e qeverisë pasditen e sotme pa shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Presidenti e quajti të papranueshme faktin që po shfrytëzohet vdekja e një adoleshenti dhe njoftoi angazhimin e më shumë forcave të policisë në rrugë "për të frenuar dhunën".

Macron përcolli dhe një apel për të gjithë prindërit, duke u kërkuar të jenë të përgjegjshëm.

"Një e treta e të arrestuarve mbrëmë ishin të rinj, madje shumë të rinj. "Është përgjegjësi e prindërve t'i mbajnë në shtëpi" tha Macron

Trazirat shpërthyen të martën e 27 qershorit, pasi një polici qëlloi për vdekje brenda në makinë një djalë 17-vjeçar me origjinë algjeriane, të quajtur Nahel M. të cilin e kishte ndaluar për verifikim.  

Ministri i Brendshme Gérald Darmanin bën me dije se janë arrestuar 875 persona. Ndërkohë dje autoritetet kishin mobilizuar 40.000 oficerë në të gjithë Francën. Dëmet nga protestat e dhunshme janë të mëdha, stacione policore e makina të djegura nëpër rrugët e Parisit, xhama të thyer e dyqane të grabitur.

Më herët presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se 492 ndërtesa u dëmtuan, 2,000 automjete u dogjën dhe 3,880 zjarre u ndezën mbrëmë.Gjithashtu ai e cilësoi situata aktuale si të papranueshme dhe të pajustifikueshme.

Ndërkohë, polici që qëlloi për vdekje 17-vjeçarin i ka kërkuar falje familjes. Ai ndodhet në paraburgim, ndërsa avokati i tij tha se është i shkatërruar.

"Fjalët e para që ai tha ishin për të thënë falje dhe fjalët e fundit që tha ishin për t'i kërkuar falje familjes," tha Laurent Liénard në BFM-TV.

Nëna e Nahelit, Mounia udhëhoqi ditën e djeshme protestën, ndërsa tha se ajo nuk fajëson të gjithë policinë, por vetëm oficerin që qëlloi për vdekje 17-vjeçarin. Ajo mbante një bluzën të bardhë në të cilën shkruhej “Drejtësi për Nahelin”.

Protesta pati edhe në Roubaix, Marsejë dhe në Nante.

Përse ka trazira në Francë?
Këto protesta vijnë pasi një polic në Francë qëlloi një 17-vjeçar me origjinë algjeriane dhe marokene, të martën e kaluar në Nanterre, në periferi të Parisit. 17-vjeçari Nahel po drejtonte një Mercedes pa patentë nuk është ndalur sipas kërkesës së dy efektivëve. Pas të shtënës, makina ecën disa mera dhe më pas përplaset. Adoleshenti, i quajtur Nahel M, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri i akuzuar se e qëlloi është arrestuar me akuzën e vrasjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:38
Trazirat në Francë, pse policia po përdor armë gjatë qarkullimit të makinave

1688154131_polici.JPG

Vrasja e adoleshentit 17 vjeçar franko algjerian, që drejtonte një makinë në një periferi të Parisit nuk ishte e para, pro e treta për këtë vit, ndërkohë vitin e kaluar u shënuan 13 raste. Shumica e viktimave kanë qenë me ngjyrë, ose me origjinë arabe, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Po kush është baza ligjore? 
Sipas ligjit, policia franceze lejohet të qëllojë kur drejtuesi ose pasagjerët e një automjeti injorojnë një urdhër për të ndaluar dhe konsiderohen se paraqesin rrezik për jetën ose sigurinë fizike të oficerit ose të njerëzve të tjerë.
Avokati i të drejtave të njeriut në Francë ka hapur një hetim për vrasjen e Nahel M të martën e 27 qershorit. Ndërkohë polici që e qëlloi është akuzuar për vrasje.

Pse Franca shtoi rastet e përdorimit të armëve nga policia?
Franca nuk është e panjohur për trazirat në periferitë e saj më të varfra me nivele të larta papunësie dhe krimi. Policia thotë se po përballet me nivele në rritje të dhunës. Në 2016 në periferi të Parisit një grup të rinjsh goditën një makinë patrulle me bomba me benzinë dhe një efektiv policie hyri në gjëndje kome
Sindikatat e policisë protestuan dhe kërkuan një përgjigje të fortë nga qeveria. Ministria e Brendshme ndryshoi ligjin duke shtuar rastet e përdorimit të armëve 

Çfarë ndodhi me Nahel M?
Të martën policia qëlloi për vdekje djalin me origjinë algjeriane, i quajtur Nahel M,. Sipas prokurorit të Nanterës, adoleshenti u qëllua pasi nuk pranoi të ndalonte makinën që po drejtonte pas urdhrave të dy policëve, të cilët më pas thanë se automjeti kreu shkelje dhe rrezikonte këmbësorët. Ndërkohë dje avokati I policit tha se klienti i tij kishte shkrepur armën “në përputhje të plotë me ligjin.

Si po e mbrojnë ligjin për përdorimin e armëve?
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin hodhi poshtë kritikat për ligjin e armëve. Ai thotë se më pak njerëz janë vrarë nga policia se në 2017. Megjithatë, një studim i medias investigative Basta e kundërshton duke thënë se ndërsa 27 njerëz u vranë nga policia në 2017, ky numër u rrit në 40 në 2020 dhe u rrit më tej në 52 në 2021.

Ish-ministri i Brendshëm, Cazeneuve i tha “Le Monde” se legjislacioni nuk duhet fajësuar për mungesën e profesionalizmit apo trajnimit të policisë.

Ora 20:44
Protestat në Francë, vdes protestuesi që ra nga çatia e një supermarketi, u qëllua nga një plumb qorr! Prokuroria: S’kishte lidhje me tubimet

1688146940_9417df94cfe13164ae08139a4e41fb37.jpg

Një 50-vjeçar protestues francez ka humbur jetën pasi ra nga çatia e një supermarketi. Sipas autoriteteve franceze, viktima nuk kishte lidhje me protestuesit. Aindodhej në ballkonin e shtëpisë së tij dhe u qëllua nga një plumb qorr. 

Ora 19:31
Vrasja e 17-vjeçarit, priten protesta! ‘Blindohet’ Franca, anulohen koncertet e qarkullimi! Macron apel prindërve: Mbajini fëmijët në shtëpi

1688129858_emanuelmacron.jpg

Franca është ‘blinduar’ totalisht nga të gjutha aktivitetet ku mund të ketë mbledhje masive. Mbrëmjen e sotme, pritet të nisin protestat masive pas vrasjes të një 17-vjeçari. Qeveria franceze ka vendosur “të anulojë ngjarjet me interes të madh, të cilat përfshijnë mobilizimin e forcave të rendit dhe që mund të paraqesin rreziqe sigurie” në gjendjen aktuale të vendit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron i quajti trazirat " një shfrytëzim të papranueshëm të vdekjes së një adoleshenti" dhe njoftoi një vendosje më të madhe të forcave të policisë në rrugë "për të frenuar dhunën".

Macron më pas nisi një apel për të gjithë prindërit, baballarët dhe nënat e familjeve që të jenë të përgjegjshëm" Kreu i shtetit kujtoi se " një e treta e të arrestuarve mbrëmë janë të rinj, apo edhe shumë të rinj. Është përgjegjësi e prindërve t'i mbajnë në shtëpi ".

Ora 19:26
FOTO/ Franca gati për protestat, qytetarët nisin plaçkitjen dhe shkatërime në të gjithë vendin

 

Teksa Franca përgatitet për atë që pritet të jetë një natë tjetër dhune dhe përçarje kwtë tw premte, ka pasur plaçkitje dhe shkatërrime në të gjithë vendin.

Ora 17:45
Trazirat në Francë, Macron u kërkon prindërve t’i mbajnë adoleshentët në shtëpi: Po ndikohet nga rrjetet sociale

1688129858_emanuelmacron.jpg

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka kërkuar prindërve që t'i mbajnë fëmijët larg trazirave, duke theksuar se disa nga pjesëmarrësit ishin "shumë të rinj", që u përhapën në të gjithë Francën pas vrasjes fatale nga policia të një shoferi 17-vjeç.

Pas një takimi me ministra të lartë, Macron pohoi se platformat e mediave sociale si Snapchat dhe TikTok luajtën një “rol të konsiderueshëm” në nxitjen e akteve të dhunës gjatë trazirave të kësaj jave.

Macron tha se qeveria e tij do të punojë me kompanitë e teknologjisë për të vendosur procedura për “heqjen e përmbajtjes më të ndjeshme”. Ai nuk specifikoi përmbajtjen, por tha se pret një “frymë përgjegjësie nga këto platforma”.

Ora 15:21
Franca njihet me masat e reja për të ndaluar dhunën, Macron: Më shumë policë do të vendosen në rrugë

1688027221_macron.jpg

Presidenti francez Emanuel Macron përshkroi një sërë masash të marra për të ndaluar dhunën dhe trazirat në Francë, të cilat nisën që nga vrasja e një 17-vjeçari nga një efektiv policie.

Në deklaratën e tij, Presidenti Macron bëri të dituar masat e reja që qeveria ka marrë për të shuar sa më shpejt trazirat në vend.

Macron tha se më shumë policë do të vendosen në rrugë dheu bëri thirrje prindëve që t'i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi larg trazirave duke theksuar se pjesëmarrës në trazira ishin shumë të rinj.

Gjitahshtu Macron njoftoi kufizime për mediat sociale, të cilat sipas tij luajtën një rol kyç në ndezjen e dhunës, duke lehtësuar organizimin e protestave dhe duke çuar në përsëritjen e dhunës.

Ora 14:56
Trazirat në Francë, Macron: Situata aktuale e papranueshme dhe e pajustifikueshme

Pasi ndërpreu udhëtimin e tij në Bruksel, ku do të merrte pjesë në një samit evropian, për të kryesuar bisedimet e krizës në Paris, Presidenti francez Emanuel Macron dhe ministrat e qeverisë zhvilluan një mbledhje urgjente në Paris pas tre netësh trazirash në të gjithë Francën.

Për këtë situatë presidenti francez ka bërë një deklaratë të shkurtër, ku tha se vdekja e Nahelit ishte instrumentalizuar, duke denoncuar shfrytëzimin e papranueshëm të vdekjes së adoleshentit.

Ai dënoi aktet e dhunës gjatë tre netëve të fundit dhe e cilësoi situata aktuale si të  papranueshme dhe të pajustifikueshme.

Ai nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, por përshkroi një sërë masash në përpjekje për të shuar dhunën e fundit.

Ora 14:26
Tre ditë protesta të dhunshme në Francë, Macron: 875 të arrestuar dhe 249 policë të plagosur

Presidenti Emmanuel Macron, kryeministrja Elisabeth Borne dhe ministrat e qeverisë po zhvillojnë një mbledhje urgjente në Paris pas tre netësh trazirash në të gjithë Francën.

Ndërsa takimi filloi, Macron njoftoi se 492 ndërtesa u dëmtuan, 2,000 automjete u dogjën dhe 3,880 zjarre u ndezën mbrëmë, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Ora 12:11
VIDEOLAJM/ Franca digjet në flakë, Macron shfaqet duke kërcyer në koncertin e Elton John

1688120315_macron.jpg

Në një kohë kur Franca po vlon nga tensionet dhe trazirat që kanë sjellë protestat e dhunshme që nisën pas vrasjes së një adoleshenti 17-vjeçar nga një efektiv police në Nanterre, presidenti Emmanuel Macron u pa duke festuar dhe kërcyer me këngëtarin britanik Elton John.

Daily Mail ka publikuar një video ku presidenti Francez shfaqet duke kërcyer në ritmet e muzikës së Elton John në turneun e tij të lamtumirës “Açor Arena” të Parisit mbrëmjen kur protestuesit shkaktuan kaos dhe shkatërrime në kryeqytet.

Fotot dhe videot që qarkulluan bënë shumë shpejt xhiron e rrjetit dhe kjo shkaktoi zemërim të francezëve, pasi kryeministri i tyre po kërcente dhe po këndonte në një kohë kur policia u përfshi në përleshje të përgjakshme me protestuesit, duke bërë qindra arrestime në mbarë vendin.

Për të tretën ditë radhazi, dhuna dhe kaosi u dëshmuan në shumë pjesë të Francës, ndërsa protestuesit u panë duke djegur automjete, duke barrikaduar rrugët dhe duke hedhur objekte ndaj policisë.

 

Ora 10:49
Trazirat gjatë natës në Paris, kryeministrja franceze: Aktet e dhunës të patolerueshme

Kryeministrja franceze Élisabeth Borne ka reaguar mbi ngjarjet e natës së mbrëmshme në Francë, ku aktet e dhunës dhe tensionet shoqëruan rrugët e Parisit deri në orët para të mëngjesit.

Kryeministrja franceze ka shkuar në tëitter se protestat e shoqëruara me trazira, plaçkitje dhe zjarrvënie në rrugët kryesore të Parisit, por edhe në qytetet e tjera pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel nga një efektiv policie, janë të padurueshme dhe të pafalshme.

“Sot në mëngjes në Matignon jemi mbledhur me ministrat për të bërë një bilanc të dhunës nga tensionet e natës së mbrëmshme. Veprat e kryera janë të patolerueshme dhe të pafalshme. Mbështetja për policinë, xhandarët dhe zjarrfikësit që po e kryejnë misionin e tyre me guxim”, ka shkruar kryeministrja franceze.

Mbrëmë ishte nata e tretë e trazirave, ndërsa deri më tani ministri i Brendshme Gérald Darmanin bën me dije se janë arrestuar 667 persona.

Ora 09:56
Pasojat e natës së tretë të trazirave në Paris! Mbi 250 policë mbetën të lënduar

Ministria e Brendshme franceze ka njoftuar se 249 policë dhe xhandarë u plagosën në trazirat e mbrëmshme në Paris.

Kjo vjen pasi ministri i Brendshëm i Francës tha se forcat e policisë iu përgjigjën me guxim dhunës së paprecedentë të protestuesve francezë.

Trazirat nisën pasi një oficer policie qëlloi një 17-vjeçar, i cili refuzoi të ndalonte për një kontroll në periferi të Parisit, në Nanterre këtë të martë.

 

Ora 09:10
Trazirat në Francë, Parisi zgjohet 'në flakë'! Protestuesit thyejnë xhamat dhe grabisin dyqanet

Qindra persona janë arrestuar në të gjithë Francën që nga protestat e dhunshme dhe plaçkitjet që shpërthyen pasi 17-vjeçari Nahel  u vra nga policia të martën.

Pjesa më e madhe e trazirave është përqendruar në Paris dhe në periferi të Nanterës, aty ku ndodhi dhe ngjarja fatale.

Situata sot në mëngjes në Nanterre është shumë ndryshe. Dje, rrugët ishin të mbushura me makina të djegura, të copëtuara dhe të përmbysura, ndërsa sot qyteti u zgjua nga pasojat e plaçkitjeve në disa pjesë të periferisë së Parisit.

Një pikë karburanti është thyer, ka xhami të thyer në tokë dhe kamerat e sigurisë janë shkatërruar gjithashtu.

Përtej rrugës, një dyqan i vogël është shkatërruar. Plaçkitja ka ndodhur në të gjithë Francën duke përfshirë në Rue de Rivoli, e cila është pranë Muzeut të Luvrit dhe Champs Elysees.

Ky është një përshkallëzim i ndjeshëm i trazirave, të cilat nuk po tregojnë shenja qetësimi.

Mijëra njerëz dolën dje në një marshim homazh për Nahelin, mqarshim i cili u shoqërua me protesta të dhunshme,

Ora 08:08
Francë/ Polici që vrau adoleshentin i kërkon falje familjes së viktimës

Polici që qëlloi për vdekje 17-vjeçarin Nahelin në Francë, i ka kërkuar falje familjes së adoleshentit teksa ndodhej në paraburgim, njoftoi avokati i tij.

"Fjalët e para që ai tha ishin për të thënë falje dhe fjalët e fundit që tha ishin për t'i kërkuar falje familjes," tha Laurent Liénard në BFM-TV.

 

Ora 08:00
Trazirat në Francë pas vrasjes së 17-vjeçarit nga polici, Macron thërret mbledhje urgjente qeverie

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thirrur një mbledhje emergjente qeverie, pas trazirave në Francë të cilat vazhdojnë prej tre netësh. Francezët kanë protestuar deri orët në para të mëngjesit, ndërsa deri më tani 667 persona janë arrestuar.

Për këtë arsye kreu i Elysee, i cili ndodhet në Bruksel për Këshillin Evropian, mund të kthehet në Paris më para se nga sa e kishte planifikuar.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jaku: 01/07/2023 00:37

    Ta gezojne afriken qe kan krijuar ne zemer te europes, u dhane pashaportat dhe i mirpriten tani ler te paguajne kusuret,parisi te hap barkun bashke me lionin

    Përgjigju
  • Alb: 30/06/2023 21:15

    Brezi i ri ashte ne depresjon.

    Përgjigju
  • Beni: 30/06/2023 20:53

    Polici ka zbatuar ligjin dhe i eshte rrezikuar jeta,po te ishte vrare polici do ishte djegur Franca ?

    Përgjigju
  • Bim: 30/06/2023 10:54

    Jane te lindur ne France me 2 -3 gjenerata, jan super francez

    Përgjigju
    • Or tej: 30/06/2023 19:26

      2-3 gjenerata neper getot franceze jane si te jene ne Kabul dhe jo ne Paris

  • populli: 30/06/2023 08:37

    francezet djegin Parisin per nje musliman, nese 1 i krishtere do ishte vrare ne Kabul, vrasesin do e kishin bere minister.

    Përgjigju
    • samiu: 01/07/2023 19:21

      me sa shikohet ne vidio makina eshte e ndaluar

    • Turi: 30/06/2023 18:20

      Perse nga bindjet fetare i gjykon njerezit ti ? Cfare krahasimi je duke ber , ska asnje lloj lidhje . Policia vrau nje adoleshent sepse i iku policise dhe nuk ka asnje te drejte ta gjuaj me arme ne rast se ai nuk gjuan i pari , i di si duhet te funksionojne rregullat apo ja fut kot pa lidhje . Here tjeter besoj se nje polic do mendohet mire para se te veproj pas ketyre kryengritjeve

    • Daja: 30/06/2023 09:54

      Ata qe djegin jane afrikanet e frances

    • Jorgo vllehu: 30/06/2023 09:20

      Jane emigrant ata Jo francez

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër