Elbasani e ka pritur në shesh mes festës dhe urimeve Ditën e Verës. Në vigjilje të kësaj dite festa filloi me një koncert në sheshin “Gensher” ku qytetarë nga i gjithë vendi dhe nga trojet shqiptare janë argëtuar në këtë natë të bardhë në pritje të festës tradicionale.
Ndërsa muzika dhe të ftuarit kanë shoqëruar deri në orët e para të mëngjesit urimi i kryetarit të bashkisë ka kulmuar afër mesnatës koncertin e ndjekur nga mijëra qytetarë.
Korçe
Korca e zbardhur mëngjesin e sotëm nën dritën e zjarreve për të shënuar fundin e ditëve të ftohta dhe të heshtura të qytetit.
Qytetarët festuan mes flakësh kanë kapërcyer mbi zjarre për të shënuar fundin e dimrit dhe kanë përcjellë urime. Simbolikë në këtë natë janë gatimet tradicionale të përgatitura nga amvisat korçare. Ndërsa besimtarët ortodoksë e festojnë ditën e verës në 1 mars.
Kukes
Edhe qytetarët e Kukësit përmes ndezjes së zjarreve kanë zgjedhur të largojnë ditët e ftohta të dimrit të ashpër. Por qytetaret e Kukwsit zjarret i kane ndezur duke djegur goma te vjetra dhe kosha mbeturinash.
Shërbimi Zjarrfikës ka qenë në gjendje gatishmërie, ku ka ndërhyrë në më shumë se 15 raste, për shuarjen e zjarreve që kishin dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar jo vetëm ambientin, por edhe jetën e fëmijëve që kanë qenë pranë tyre.
Nata e Verës, identifikohet si “nata e zjarreve”, por që historikisht janë djegur drurë apo shkurre, që kanë tepruar nga stina e dimrit dhe jo goma automjetesh.
Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO