Forcat e mbrojtjes civile italiane kanë qenë një mbështetje e madhe e operacioneve të kërkim shpëtimit në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, ashtu sikundër dhe shumë partnerë të tjerë të huaj që u treguan solidarë në këto ditë të vështira për shqiptarët. Tashmë, grupet e mbrojtjes civile janë pranë të prekurve nga tërmeti të cilët janë strehuar në çadra në Durrës.
Një natë e vështirë kjo e sotmja e cila është përfshirë nga reshje të shumta shiu. "Live nga Durrësi, vazhdojmë përpara pa frikë", shkruan një prej përfaqësuesve të grupeve të mbrojtjes civile italiane, në këtë mesazh mjaft domethënës.
Mbështetja, ndihmat dhe solidariteti mbarëbotëror që është treguar për Shqipërinë pas kësaj tragjedie me dhjetëra të vdekur nën rrënoja, nuk mund të linte pas falenderimet e shqiptarëve. Me qindra komente falenderuese i janë adresuar përfaqësuesit italian të mbrojtjes civile duke i dhënë kurajë për punën e tyre të vështirë dhe duke i shprehur mirënjohjen për çka po bëjnë për popullin tonë.