Natë e vështirë në Verona, por Tonali bën heroin për Milanin! 'Djalli' afrohet Napolin, kryesuesen e Seria A (VIDEO)

Edhe në ditën jo të mirë Milani ka heronjtë e tij. Kampionët në fuqi të Italisë në javën e 10 të kampionatit kanë fituar 1-2 në fushën e Veronës edhe pse ndeshja në dukje e lehtë u bë shumë e vështirë.

Në Bentegoti ndeshja u zhbllokua shpejt për shkak të një inkursioni të Leao-s. Një devijim i kapiteni Veloso i dha avantazhin ‘djallit’ në transfertë, por ky episod zgjoi vendasit. Verona rriti presionin dhe pas disa tentativave, në harkun e pak minutave, arriti të baraspeshonte me Gunter. Në vijim ndeshja dha përshtypjen se do përfundonte e barabartë, por një asisit i Rebic prishi ekuilibrat pasi Tonali nuk fali dhe i dhuroi skuadrës 3 pikë të çmuara, duke u kthyer në heroin e mbrëmjes.

Me këtë fitore Milan u ngjit në vendin e tretë me 23 pikë, 3 më pak se Napoli kryesues që mori një fitore dramatike 3-2 kundër Bologna-s. Në stadiumin ‘Maradona’ miqtë kaluan të parët në avantazh, por Napoli përmbysi me Jesus dhe Lozano para se Barrow të rikthente edhe njëherë qetësinë duke barazuar 2-2. Golin deçiziv të mbrëmjes do ta realizonte Osimhen, i cili është kthyer në formën optimale pas dëmtimit për të ndihmuar ekipin e Spaletti-t ku edhe vetë bën pjesë.

Ndërkohë në Premier League Liverpool ka fituar 1-0 superpërballjen me Manchester City-n. Në Anfield egjiptiani Mohamed Salah rezultoi heroi i ‘the reds’, duke realizuar golin 3 pikësh të takimit në minutën e 76. Kjo fitore e Liverpool i dha mundësinë Arsenalit të shkëputet me 4 pikë në krye të renditjes nga Manchester City ndjekës.  

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm