NATO certifikoi Meçollarin?
Zëdhënësi:Jo,autoritetet shqiptare

NATO certifikoi Meçollarin?<br />Zëdhënësi:Jo,autoritetet shqiptare<br /><br>
Në kulmin e diskutimeve mbi integritetin dhe pastërtinë e figurës së Artur Mecollarit i cili është një prej 12 negociatorëve të detit me Greqinë, Report TV ka kontaktuar zyrën e shtypit të selisë qendrore të NATO-s. 

Në komunikimin elektronik, gazetarja Esiona Konomi pyeti Aleancën nëse kishte dhënë ndonjë certifikatë sigurie për ushtarakun shqiptar Mecollari dhe ai ishte lëshuar “NATO Cosomos Top Secret” për Mecollarin nga kjo seli. 

Një zëdhënës i NATO-s, u përgjigj se ky institucion nuk jep certifikata sigurie, pasi ato i japin vetë autoritetet e vendeve anëtare. Është prerogativë ekskluzive e autoriteteve kombëtare për të siguruar lëshime personale të sigurisë për qytetarët e tyre. 

Për këtë arsye unë do t'ju referohem autoriteteve shqiptare për ndonjë koment të mëtejshëm që ata mund të kenë për çështjen që keni ngritur”,- tha zëdhënësi i NATO-s. Më tej, gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare kreu i shërbimit inteligjent të ushtrisë, Bardhyl Nuredini saktësoi se këto certifikata sigurie “Konfidencial”, “Sekret” dhe “NATO Cosmos Top Secret” jepen nga autoriteti shqiptar DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar), pasi verifikohen të dhënat për individin nga policia, prokuroria dhe SHISH. 

Pasi ky vërtetim jepet, ai i deklarohet edhe NATO-s. Nga analiza e fakteve, rezulton se certifikatat e sigurisë së Artur Mecollarit të jenë dhënë nga institucionet shqiptare dhe për të nuk ka ndonjë vërtetim sigurie nga ndonjë institucion i huaj.

emaili esiona

e-mail dërguar nga zëdhënësi i NATOS

mecollari dokument 2

mecollari dokument 1

Çertefikata e sigurisë

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm