Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në konferencën online “NATO 2030” ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit me BE-në përballë rreziqeve të pandemisë, kërcënimeve në internet, propagandës dhe përhapja e lajmeve të rreme nga ana e Kinës dhe Rusisë
Stoltenberg tha se “Koronavirusi ka demonstruar nevojën për siguri që nuk është ekskluzivisht ushtarake” dhe se “Rusia dhe Kina po prishin gjithnjë e më shumë balancat e fuqive në botë”.
Ndërkohë nga ana tjetër, Komisioni i Bashkimit Europian, përmes një komunikate ka deklaruar se Kina dhe Rusia janë angazhuar në fushata dezinformimi mbi Covid 19 në Europë dhe po përpiqen për të minuar demokracinë dhe për të përkeqësuar polarizimin brenda Unionit.
Brukseli ka ngritur alarmin dhe e ka quajtur fushatën kino-ruse si "infodemi e paparë" që synon krijimin e konfuzionit, ankthit dhe mosbesimit në Europë, me pasoja të rënda në institucionet demokratike.
Ekzekutivi i BE-së shkruan në deklaratë se kundërmasat janë të domosdoshme, edhe sepse rreziqet me pandeminë nuk janë përfunduar ende. Për shembull, shkruan Brukseli, "keqinformimi për vaksinat vazhdon dhe ka të ngjarë ta bëjë më të vështirë shpërndarjen kur ato të jenë në dispozicion".
Në dokument thuhet se ‘teoritë e konspiracionit bazuar në antenat 5G që përhapin virusin ose që fajësojnë disa grupe etnike ose fetare" rrezikojnë shpërthimin e dhunës dhe dëmtojnë kohezionin e shoqërive tona".
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
62.3%
-
E gabuar
30.5%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2872
Lajme të tjera
-
Kompetencat e NATO-s në Kosovë
1 Qershor, 16:20
-
Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO, Xhaçka: Rikonfirmova mbështetjen për trupat e KFOR, dialogu Kosovë-Serbi, zgjidhja e vetme
1 Qershor, 14:28
-
Tensionet vijojnë në veri të Kosovës, NATO çon 700 trupa shtesë: Dhuna rrezikon të ardhmen! Kurti: Demokracia nuk pezullohet
30 Maj, 07:13
-
Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës: Prishtina mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues
28 Maj, 16:35
-
Noli dhe rusët
28 Maj, 14:12
-
NATO reagon për përplasjet e ditës së djeshme në veri të Kosovës: Të çtensionohet menjëherë situata
27 Maj, 10:22
-
Sfida për zgjedhjen e sekretarit të ri të NATO-s, emrat që nuk pranohen nga disa vende anëtare
26 Maj, 21:26
-
Stoltenberg: Nuk kemi në agjendë anëtarësimin e Ukrainës në NATO gjatë luftës me Rusinë
24 Maj, 17:30
-
Berisha ‘non grata’ përshëndet stërvitjen e NATO, në emër të Partisë Demokratike që nuk e drejton
23 Maj, 16:31
-
Lufta/ Moska: Një i vdekur dhe 13 të plagosur në bastisjen në Belgorod! Kreu i Wagner: Ne të rraskapitur? Kemi 10 mijë regjistrime në muaj
23 Maj, 07:11
-
Borrell mesazh Serbisë: Lidhjet e ngushta me Rusinë s’janë në përputhje me rrugën drejt BE-së
22 Maj, 20:41
-
‘Defender europe 2023’, ushtria shqiptare në një ekspozitë ! Turistë nga Franca dhe Kanadaja ‘prekin’ armët shqiptare
22 Maj, 17:09