NATO dhe Rusia zhvillojnë takimi e
parë të nivelit ushtarak pas tre vitesh

NATO dhe Rusia zhvillojnë takimi e<br />parë të nivelit ushtarak pas tre vitesh
Përfaqësuesit e Rusisë dhe ata të NATO-s kanë zhvilluar takimin e parë të një niveli ushtarak, pas tre vitesh. Ky takim është i parë i llojit të tij që prej periudhës kur kontaktet mes tyre u ndërprenë, për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
 
Sipas ministrisë ruse së Mbrojtjes, kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s, Petr Pavel, është takuar me shefin e shtabit rus, Valery Gerasimov, ku kanë diskutuar "çështje të sigurisë" dhe rivendosjen e mundëshme të bashkëpunimit ushtarak për të shmangur "incidentet".
 
"Ky është kontakti i parë ushtarak i nivelit të lartë që kur këshilli i NATO-s vendosi të ngrijë marrëdhëniet me Rusinë," thuhet në deklaratën e ministrisë.
 
Ndërkohë zyrtarë të NATO-s janë shprehur se dy gjeneralët kanë rënë dakort të mbeten në kontakt të vazhdueshëm.
 
NATO i ndërpreu kontaktet ushtarake me Moskën, pas sulmeve të kësaj të fundit në Ukrainë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike