NATO do të nënshkruajë marrëveshjen për anëtarësimin e Maqedonisë më 6 Shkurt

NATO do të nënshkruajë marrëveshjen për anëtarësimin e Maqedonisë më 6 Shkurt

Foto ilustruese

“Më 6 shkurt  do të shkruajmë historinë”. Kështu është deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jen Stolennberg duke bërë të ditur se aleanca e përfqaësuese do të nënshkruajë protokollin për pranimin e e Maqedonisë së Veriut  në fillim të muajit shkurt.

" Më 6 shkurt ne do të shkruajmë historinë: # NATO, Aleatët do të nënshkruajnë protokollin e pranimit për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë Veriore së bashku me ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov”- ka shkruar Stoltenberg në rrjetin social .

Ky  hap vjen pasi Maqedonia dhe Greqia ratifikuan Marrëveshjen e Prespës , më datë 25 janar të këtiv viti sipas së cilës, Maqedonia është pajtuar që të ndryshojë emrin e shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Protokolli  pritet  të nënshkruhet nga aleatët e NATO-s së bashku me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov.

Postimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Prej  më shumë se dy dekadash Greqia ka kundërshtuar përdorimin e emrit “Maqedoni”, pasi një provincë e saj veriore ka po të njëjtin emër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë