Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoană, teksa hapi takimin e shefave të mbrojtjes ushtarake të NATO-s tha se viti 2023 do të jetë i vështirë dhe se nënvlerësimi i Rusisë është i rrezikshëm.
“Nënvlerësimi i Rusisë është i rrezikshëm, Putini po përgatitet për një luftë të gjatë, po rrit prodhimin e armëve dhe kërkon burime nga regjimet e tjera si Irani: ne nuk kemi asnjë tregues se objektivat e Putinit kanë ndryshuar: 2023 do të jetë një vit i vështirë dhe ne duhet të vazhdojmë të mbështesin Ukrainën”.- tha Mircea Geoană.
Lajmi kryesor:
Rrëzohet helikopteri në Ukrainë, 14 të vdekur, mes tyre edhe ministri i Brendshëm! Vendin e tij e zë Shefi i policisë! Zelensky: Jo aksident, por rezultat i luftës!










