NATO i beson Shqipërisë ministerialin e Mbrojtjes, në qershor për herë të parë në rajon, Xhaçka: Vlerësim dhe përgjegjësi

NATO i beson Shqipërisë organizimin e Ministerialit të Mbrojtjes. Kjo është hera e parë që një ministerial i mbrojtjes organizohet në Ballkanin Perëndimor, pasi prej më shumë se 10 vjetësh takimet janë zhvilluar vetëm në Belgjikë.  NATO “zbarkon” në Tiranë në 17 dhe 18 Qershor. 

Propozimi për të mbajtur ministrelin e Mbrotjes në Shqipër është dhënë nga ministrja Xhaçka ndërsa u miratua nga Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel.

“Vendimi i Aleancës për tu takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon”, tha ministrja në përfundim të Ministerialit të Mbrojtjes, mbajtur në Bruksel në 12 dhe 13 Shkurt.

Por, sipas ministres Xhaçka, “takimi i rëndësishëm që pritet të mbahet në Qershor është njëherësh edhe përgjegjësi për tu përfaqësuar sic duhet në eventin më të madh që pas anëtarësimit tonë në NATO, 11 vjet më parë. Është një sipërmarrje që krahas koordinimit mes të gjitha institucioneve do të tregojë edhe seriozitetin tonë për të qenë për 48 orë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë”. 

Gjatë Ministerialit në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes u takua me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojtja është prioriteti numër një, ndërkohë që qeveria dhe taksapaguesit amerikanë janë mbështetësit kryesorë të Forcave të Armatosura shqiptare.

Në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut, Ministrja Xhaçka falenderoi vendet aleate që u gjendën pranë popullit shqiptar që në orët e para të 26 Nëntorit e të gjithë ata që po vazhdojnë të na asistojnë në fazën më të rëndësishme, atë të rindërtimit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë