/ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg siguroi sot Turqinë për solidaritetin e fortë të Aleancës përballë terrorizmit, me hapjen e një takimi urgjent në Bruksel kërkuar nga Ankaraja në kudër të ofensivës së dyfishtë kundër grupit të Shtetit Islamik dhe rebelëve kurdë.
"Ky takim është i nevojshëm për t'iu përgjigjur paqendrueshmërisë në portat e Turqisë dhe kufijtë e NATO-s", theksoi Stoltenberg duke shtuar se terrorizmi në të gjitha format në asnjë rast nuk mund të tolerohet apo justifikohet.