NATO i tregon 'forcën' Rusisë, 18 mijë ushtarë stërviten në vendet baltike

NATO i tregon 'forcën' Rusisë, 18 mijë ushtarë stërviten në vendet baltike

Ushtarët e NATO-s duke u stërvitur

NATO ka nisur stërvitjen ushtarake të kryesuar nga ushtria amerikane me 18 mijë ushtarë nga 19 vende.

Stërvitja e quajtur  “Saber Strike 18”do të vazhdojë në rajon deri me 15 qershor, dhe ka si qëllim të demostrojë përkushtimin dhe solidaritetin e NATO-s në një kohë kur manovrat ushtarake ruse gjithnjë e më shumë po shqetësojnë anëtarët e aleancës në këtë rajon.

NATO ka vendosur rreth 6 mijë ushtarë në Poloni dhe vendet baltike, Estoni, Lituani dhe Letoni. Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë ka njoftuar edhe fillimin e stërvitjes më të madhe ushtarake kombëtare në vend “Stuhia e rrufesë”, me rreth 9 mijë ushtarë.

Izraeli, i cili nuk është anëtar i NATO-së, për herë të parë merr pjesë në kë stërvitje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?