/ATSH-AFP/ - Vladimir Putin miratoi sot një doktrinë të re ushtarake në kuadër të së cilës zgjerimi i NATO-s përbën një kërcënim themelor për sigurinë e Rusisë, disa ditë pas avancimit të Ukrainës në kuadër të hyrjes në Aleancë.
Doktrina ushtarake e mëparshme, që daton që prej vitit 2010, e paraqiste tashmë NATO-n si një kërcënim për Rusinë, por versioni i ri është përgatitur në kontekstin e tensioneve më të ashpra, në sfondin e krizës ukrainase.
Doktrina, e publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, shfaq shqetësim gjithashtu për riforcimin e ofensivave të drejtpërdrejta të NATO-s në kufijtë rusë", duke iu referuar pozicionimit nga Aleanca të trupave në Poloni dhe në vendet balltike.
Moska përveç të tjerave përmend masat e marra për vendosjen e një sistemi global antiraketë në Evropën qendrore dhe lindore, një projekt i mbështetur nga SHBA-ja dhe që Rusia e shikon si një gjest të ndërmarrë kundër saj.
Teksti u publikua pas braktisjes nga Ukraina të statusit të vendit të paangazhuar, një gjest simbolik, por që përbën një hap më shumë në rrugën për një hyrje të mundshme në Aleancën Atlantike.
/Shqiptarja.com