Komanda Ajrore e NATO-s ka konfirmuar sot se një dron u rrëzua nga avionë luftarakë të forcave aleate, të cilët vepronin nën komandën dhe kontrollin e Aleancës, pasi ai hyri në hapësirën ajrore të Rumanisë.
Më herët gjatë ditës, autoritetet rumune njoftuan se një avion luftarak F-16 kishte ndërhyrë për të neutralizuar dronin, duke e rrëzuar pasi ai kishte shkelur hapësirën ajrore të vendit.
Në një deklaratë, NATO bëri të ditur se është hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e incidentit, ndërsa theksoi se Aleanca po bashkëpunon ngushtë me autoritetet rumune për të mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi origjinën e dronit apo qëllimin e hyrjes së tij në hapësirën ajrore rumune.
-
Epk rusi ka then ta provoj nje here se cfare dovte bejne,dhe kan kujtu se do ta kalonin pa adnje pasoje, mire ja kan be qe e kan rrezu, bravo nato
Përgjigju








Komente
Komento