/ATSH-AFP/ - NATO mbrojti sot idenë e stërvitjeve të përbashkëta që po zhvillon në Evropë, duke kundërshtuar analizën sipas së cilës këto manovra "e bëjnë më të mundshme një luftë" si edhe duke kujtuar se bëhej fjalë "për një pergjigje ndaj agresionit në rritje të Rusisë" pas aneksimit të Krimesë.
"Manovrat ushtarake të NATO-s nuk rrisin gjasat e një lufte në Evropë", tha zëdhënësja Carmen Romero në vpërgjigje të një publikimi shqetësues mbi dinamikën e rrezikshme të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
"Rusia po përgatitet për një konflikt me NATO-n dhe NATO-ja po përgatitet për një konfrontim të mundshëm me Rusinë", shkruan "European Leadership Network" me seli në Londër, referuar kësaj analize.
Kjo organizatë i referohet dy manovrave të mëdha ushtarake të drejtuara nga njëra anë nga Rusia me mobilizimin e 80 mijë trupave prej disa ditësh në veri, në mars te ketij viti, ku nuk mund të mos aludohej për një luftë me NATO-n sipas tyre dhe nga ana tjetër NATO në qershor me 15 mijë trupa në vendet baltike, në Poloni dhe Suedi.