/ATSH-AFP/ - NATO mbështet plotësisht iniciativën për paqe në Ukrainë propozuar nga Angela Merkel dhe François Hollande, sepse situata në lindje të vendit është kritike, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancë, Jens Stoltenberg.
"Situata është shumë e rëndë, ajo është kritike", theksoi Stoltenberg pas mbërritjes në Konferencën mbi sigurinë në Mynih.
"Mbështes plotësisht përpjekjet e reja të kancelares Merkel dhe presidentit, Hollande për të gjetur një zgjidhje politike për konfliktin që ka shkaktuar 5 300 të vdekur në dhjetë muaj, shtoi ai.