NATO, miratohet plan i posaçëm për Afganistanin

NATO, miratohet plan i posaçëm për Afganistanin
ÇIKAGO- Gjatë takimit të NATO-s, të organizuar në Çikago, u miratua një plan i posaçëm për Afganistanin. Në këtë plan parashikohet kalimi i përgjegjësive te forcat afgane nga mesi i vitit 2013. Liderët botërore, pjesëmarrës në këtë takim, konfirmuan se trupat luftarake të NATO-s do të tërhiqen nga fundi i vitit 2014, duke lënë vetëm njësitë që do të stërvisin trupat lokale. Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se: “Përsa kohë afganët do të luftojnë, ata nuk do të jenë vetëm”. Nga ky takim gjithashtu u bë e ditur se shihet me optimizëm fakti se Pakistani do të rihapë rrugët e furnizimit, që u mbyllën pasi një sulm ajror amerikan në vitin 2011 vrau 24 ushtarë pakistanez. Takimi dyditor mblodhi bashkë liderët nga më shumë se 50 vende, përfshirë 28 anëtare të NATO-s, si dhe presidentin afgan Hamid Karzai dhe atë pakistanez Asif Ali Zardari.
Një deklaratë për shtyp e bërë në përfundim të samitit bëri të ditur se, “Kalimi i kontrollit tek forçat afgane është i pakthyeshëm dhe asnjë mision luftarak nuk do të mbetet atje pas vitit 2014, kur 130 mijë trupa të NATO-s janë programuar të largohen”.
Ndërkohë që presidenti amerikan, Obama bëri një apel për mbështetjen e popullit afgan. Ai tha se NATO duhet të vazhdojë të këshillojë dhe asistojë trupat afgane në mënyrë që ato të bëhen më të forta. Më tej në fjalën e tij ai bëri të ditur se, forçat afgane nuk do të bëhen kurrë të tilla nëse ato nuk fillojnë të marrin përsipër përgjegjësitë që i takojnë atyre.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë