Deri në 40,000 ushtarë rusë thuhet se janë vrarë, plagosur, kapur rob ose zhdukur në Ukrainë. Kështu vlerësoi një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s i cituar nga agjencitë ndërkombëtare. NATO e llogarit shifrën bazuar në informacionin e dhënë nga autoritetet ukrainase dhe informacionin e marrë nga Rusia, zyrtarisht dhe pa dashje, tha zyrtari. NATO vlerëson se midis 7,000 dhe 15,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga pushtimi i 24 shkurtit. Rusia, kujton WSJ, filloi pushtimin e saj me rreth 190.000 ushtarë. Që atëherë, ajo ka sjellë trupa shtesë nga Çeçenia, Siria dhe vende të tjera.
Lajmi kryesor:
Vritet një gazetare ruse në Kiev! Zelensky-Biden: Jo sanksione për Abramovich, ai mund të ndërmjetësojë! Putin-Europës: Nëse doni gaz, paguani vetëm me rubla











