NATO paralajmëron sërish Kinën të mos ofrojë mbështetje ushtarake për Moskën

NATO paralajmëron sërish Kinën të mos ofrojë mbështetje ushtarake për Moskën

Nato

Ndërsa bota pret që Ukraina të fillojë kundërofensivën e saj të parashikuar kundër Rusisë, zyrtari numër dy në NATO po paralajmëron Kinën që të mos ofrojë mbështetje ushtarake për Moskën ndërsa Rusia vazhdon agresionin e saj brutal dhe të paligjshëm.

Të hënën, Britania ofroi një tjetër paketë ndihme për Ukrainën – këtë herë me raketa të mbrojtjes ajrore dhe dronë me rreze të gjatë veprimi – vetëm dy ditë pasi Gjermania njoftoi paketën e saj më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i luftës.

Por ndërsa aleatët ndihmojnë në forcimin e Ukrainës përpara një kundërofensive të parashikuar, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s po paralajmëron Kinën që të mos bëjë të njëjtën gjë për Rusinë, të cilën ai thotë se bota e sheh si agresore të qartë në luftën ndaj Ukrainës.

“Nuk kemi parë ende shenja të dhënies së armëve ushtarake nga Kina për të ndihmuar Rusinë, por e dimë se diskutimet po vazhdojnë. Ky do të jetë një vendim shumë, shumë serioz për Kinën që do të ndikojë jo vetëm në marrëdhëniet e tyre me ne, por në reputacionin e Kinës para pjesës tjetër të botës”.

Pas dimrit të ftohtë, zyrtarët thonë se Ukraina po kryen tani operacione përgatitore përpara sulmit të planifikuar.

“Ne gjithashtu shohim një situatë të paqëndrueshme përgjatë vijës së frontit. Ka tregues për një përparim territorial nga pala ukrainase, në anën perëndimore të Bakhmutit. Ne e dimë se Ukraina ka kapacitetin për të nisur një kundërofensivë të suksesshme, por e dimë gjithashtu se Rusia ka kapacitetin për të bërë një rezistencë të konsiderueshme” tha zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Mircea Geoană.

Ekspertët ushtarakë besojnë se lufta në Ukrainë do të vërë përballë gjithnjë e më shumë sasinë e trupave me cilësisë e mjeteve në muajt e ardhshëm.

“Rusët do të përqendrohen, do t’u duhet të mbështeten tek sasia, tek një numër më i madh të rekrutuarish dhe tek mobilizimi i personave jo të trajnuar mirë, me materiale të vjetra, por në numër të madh. Ukrainasit fokusohen në cilësi me sistemet e armëve perëndimore dhe stërvitjen perëndimore. Ky është ndryshimi i madh”.

Por Komandanti i Lartë i NATO-s për Evropën thotë se ndërsa Ukraina ka dëmtuar rëndë forcat tokësore ruse, forcat ajrore, detare dhe kibernetike të Moskës mbeten kryesisht të paprekura.

"Në fusha të tjera, dëmtimi ka qenë shumë më pak i dukshëm", thotë gjenerali Christopher Cavoli.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i tha Zërit të Amerikës se aleanca mbetet e përkushtuar ndaj Ukrainës.

"Përparësia numër një është të ndihmojmë Ukrainën të fitojë këtë luftë".Presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë se Kievi synon të rimarrë të gjithë territorin ukrainas, ndërsa u zotua të mos sulmojë tokën ruse. VOA

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat