Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu përgjigj vendeve afrikane që ishin takuar me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky , duke nënvizuar se "sa më shumë territore të pushtuara të arrijë të çlirojë Ukraina, aq më shumë karta do të ketë në tryezën e bisedimeve për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme". Në intervistën për Die Welt , Stoltenberg shton se "ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë", por "që të jetë e qëndrueshme, duhet të jetë e drejtë" dhe "nuk mund të nënkuptojë ngrirjen e konfliktit dhe pranimin e një pakti të diktuar nga Rusia. Vetëm Ukraina mund të përcaktojë kushtet e pranueshme”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ NYT: Rusia është përgjegjëse për shpërthimin e digës! U krye dhe u kontrollua nga Moska, ekzaminimi do zbulojë shkaqet









